Edukimi i suksesshëm

September 30, 2024

Sot po lexoja fjalët e Ibën Kudameh el Makdisit, Allahu e mëshiroftë, për edukimin e fëmijëve, dhe më pas lexova komentin e shejhut të nderuar Uelid Sejf en-Nasr kur tha:

“Edukimi më i madh është edukimi me Librin e Allahut dhe Sunetin, me akiden e teuhidit, detyrimet që kërkon, dhe me metodologjinë e selefëve.”

Pastaj shkova të falja namazin e sabahut dhe imami lexoi nga surja El Ahzab. Kur arriti te fjala e Allahut të Lartësuar:

وَٱذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِى بُيُوتِكُنَّ مِنْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ وَٱلْحِكْمَةِ ۚ

“Dhe përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Allahut dhe urtësisë.”

Thashë me vete duke kujtuar tefsirin e imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë, se fjala “urtësi” nënkupton Sunetin, dhe ky ajet është argumenti më i qartë për atë që komentoi shejhu. “Ajo që lexohet në shtëpitë tuaja…”, duke treguar se në shtëpitë e nënave të besimtarëve nuk kishte gjë tjetër përveç Kuranit dhe Sunetit.

Me këto  dhe me moralin e tij i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue  sel-lem i edukonte njerëzit e tij. Sa bukur është që burrat dhe gratë të ndjekin këtë metodë madhështore në shtëpitë e tyre.
Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ وَٱصْبِرْ

“Dhe ndiq atë që të shpallet nga Zoti yt dhe bëhu i durueshëm…”

قُلْ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلْوَحْىِ

“Thuaj: Unë ju paralajmëroj vetëm me shpalljen.”

Sepse udhëzimi është në tekstet e shpalljes, ashtu siç ka thënë i Lartësuari:

قُلْ إِن ضَلَلْتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفْسِى وَإِنِ ٱهْتَدَيْتُ فَبِمَا يُوحِىٓ إِلَىَّ رَبِّىٓ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌۭ قَرِيبٌۭ

“Thuaj: Nëse devijoj, devijoj vetëm për dëm të vetes sime, dhe nëse udhëzohem është për shkak të asaj që më shpallet nga Zoti im. Ai është Dëgjuesi dhe i Afërti.”

Shumica e njerëzve, veçanërisht gratë të cilat janë më të përfshira në edukim, mbështeten në një përzierje të eksperiencave të atyre që i quajnë ekspertë të edukimit dhe sociologjisë perëndimore dhe në hamendësimet e mendjeve të tyre. Nëse marrin diçka nga Kurani dhe Suneti e marrin vetëm për bereqet.
Por suksesi dhe dështimi janë vetëm në dorë të Allahut. Tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem.

✍ Shkruar nga: AbdulMalik Ramadani
20 Rabi’ el euel, 1446 H.

Dosje:

Loading...