Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasha Atë që në dorën e Tij është shpirti i Muhamedit! Era e gojës së agjëruesit është më e dashur për Allahun sesa era e miskut.”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo erë shfaqet tek agjëruesi pas mesit të ditës pasi ka kaluar një kohë e gjatë pa ngrënë. Bazuar në këtë citat të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, disa dijetarë nuk e kanë pëlqyer përdorimin e misvakut nga agjëruesi pas mesit të ditës që të mos ndërrohet era e gojës së tij dhe të fitojë kënaqësinë e Allahut.
Mirëpo shumica e dijetarëve nuk janë të këtij mendimi sepse misvaku nuk e ndërron erën e gojës, sepse ajo nuk del nga dhëmbët por nga stomaku. Kështu mbetet përdorimi i tij i pëlqyeshëm në çdo kohë siç ka nxitur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Dr. Abdullah Nabolli
Dosje: Suneti
Të Ngjashme
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Kur dija ngrihet dhe padituria sundon Udha e Besimtarëve
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Dr. Fatmir Strumi
- Kopshtet e Xhenetit dhe dëshirat që nuk shterojnë Udha e Besimtarëve