Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musai e pyeti Zotin e tij për gjashtë cilësi të cilat mendonte se i kishte vetëm ai, ndërsa të shtatën Musai nuk e pëlqente.
1. I tha: O Zot, cili prej robërve të Tu është më i devotshmi?
Zoti i tha: Ai që Më përmend dhe nuk më harron.
2. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i udhëzuari?
Tha: Ai që pason udhëzimin.
3. I tha: Cili prej robërve të Tu gjykon më mirë?
Tha: Ai që gjykon për njerëzit ashtu si gjykon edhe për vete.
4. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i dijshmi?
Tha: Ai që nuk ngopet me dije, që grumbullon dijen e të tjerëve dhe ia shton dijes së tij.
5. I tha: Cili prej robërve të tu është më krenari?
Tha: Ai që kur ka mundësi fal.
6. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i pasuri?
Tha: Ai që kënaqet me atë që i jepet.
7. I tha: Cili prej robërve të tu është më i varfri?
Tha: Ai që i duket pak ajo që ka dhe që kërkon gjithmonë më shumë.”
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nuk është pasuria me mall të shumtë por është pasuria e shpirtit. Kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt ja vendos pasurinë në shpirtin e tij dhe devotshmërinë në zemër. Ndërsa kur Allahu ia dëshiron të keqen dikujt ia vendos varfërinë para syve të tij.”
“Es Sahihah” 3350.
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Cilat janë degët e besimit? Udha e Besimtarëve
- Fillimi i imanit është fjala “La ilahe il-lAllah” Udha e Besimtarëve
- Urdhëri për të besuar Allahun dhe të dërguarin e Tij Udha e Besimtarëve
- Sqarimi i imanit me të cilin hyhet në Xhenet Udha e Besimtarëve
- Çfarë është Imani (besimi) dhe Islami? Udha e Besimtarëve