Gjëja më e dobishme për njeriun!

October 9, 2015

Gjëja më e dobishme në mënyrë absolute për njeriun është: që ai t’i bindet Zotit të tij (adhurimi), haptas dhe fshehtas.
Dhe gjëja më e dëmshme në mënyrë absolute për të është: gjynahu ndaj Tij haptas dhe fshehtas. Nëse njeriu realizon adhurimin e Allahut dhe i bindet Atij me sinqeritet, çdo gjë që i ndodh atij – prej gjërave që i urren – është e mirë për të. E nëse ai heq dorë nga adhurimi dhe bindja ndaj Tij, çdo gjë që ai arrin – prej gjërave që i do – është e keqe për të.

Prandaj ai që e njeh si duhet Zotin e tij, dhe i kupton saktë emrat dhe cilësitë e Tij, e di me siguri se gjërat e urryera që i ndodhin dhe sprovat që i vijnë, ka në to dobi të shumë-llojshme të cilat nuk i përfshin dija e tij dhe mendimet e tij. Madje përfitimet që i vijnë njeriut prej gjërave që ai i urren, janë më madhështore se sa ato që i vijnë nga gjërat që ai i do.

Kështu, shumica e përfitimeve që u vijnë shpirtrave, ndodhen tek gjërat e urryera, ashtu si shumica e dëmeve dhe shkaqeve të shkatërrimit ndodhen tek gjërat e dashura.
“El feuaid” (110)

Loading...