Gradët e ndryshme të ithtarëve të besimit

August 3, 2025

(21) Kapitulli: Gradët e ndryshme të ithtarëve të besimit dhe epërsia e banorëve të Jemenit.

31 – Hadithi i Ukbeh ibn Amr dhe Ebu Mes’udit, të cilët kanë thënë:

Pejgamberi ﷺ bëri me dorë nga ana e Jemenit dhe tha:

“Imani është jemenas këtu (nga kjo anë). Vini re, vërtet vrazhdësia dhe ashpërsia e zemrës gjendet te ata (barinj) që ndodhen pas bishtave të deveve, pikërisbt atje ku shfaqen dy brirët e shejtanit, te fisi Rabia dhe Mudar.”

📘 Transmeton Buhariu në: 59 – Libri: Fillimi i Krijimit15 – Kapitulli: Pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet që i kullot nëpër majat e maleve.

32 – Hadithi i Ebu Hurejras, nga Profeti ﷺ se ka thënë:

“Ju kanë ardhur banorët e Jemenit – njerëzit me zemrat më të buta dhe më të ndjeshme.

Dija është jemenase dhe urtësia është jemenase.”

📘 Transmeton Buhariu në: 64 – Libri i Betejave: 74 – Kapitulli: Ardhja e Esh’arijve dhe e banorëve të Jemenit.

33 – Hadithi i Ebu Hurejras – Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Koka e kufrit ka për tu shfaqur kah lindja; mburrja dhe mendjemadhësia është te njerëzit e kuajve, deveve dhe te barinjtë e ashpër, ndërsa qetësia është te barinjtë e deleve.”

📘 Tranmeton Buhariu në: 59 – Libri: Fillimi i Krijimit: 15 – Kapitulli: Pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet që i kullot nëpër majat e maleve.

34 – Hadithi i Ebu Hurejrës:

E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Mburrja dhe mendjemadhësia qëndron tek barinjtë e deveve, njerëzit e tendave, ndërsa qetësia ëshë tek barinjtë e deleve, ndërsa imani është jemenas, e urtësia është jemenase.”

📘 Transmeton Buhariu në: 61 – Libri i Meritave: 1 – Kapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “O ju njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush.”

(23) Kapitulli: Sqarimi se feja është këshillë

35 – Hadithi i Xherir ibn Abdilahut i cili thotë:

I kam dhënë besën Profetit ﷺ për të dëgjuar dhe për tu bindur – ai më korigjoi duke më thënë: Në atë që ke mundësi. Si dhe për ti dhënë këshillë çdo muslimani.

📘 Transmeton Buhariu në: 93 – Libri i Gjykimeve: 43 – Kapitulli: Si e merr imami besatimin e njerëzve.

اللؤلؤ و المرجان

#Perlat dhe Koralet e haditheve në të cilat janë dakortësuar dy imamët” (Buhariu dhe Muslimi)

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: , ,

Loading...