Historia e parë.
EbuHurejra -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Një herë një burrë ishte në shkretëtirë dhe dëgjon një zë nga një re e qiellit: Ujit kopshtin e filanit! Reja lëvizi dhe e lëshoi ujin e saj në një tokë gurishte të zezë. Aty ishte një vijë uji e cila e kishte mbledhur të gjithë ujin e lëshuar; burri ndoqi vijën dhe gjeti një burrë duke u kujdesur për kopshtin e tij dhe duke qarkulluar ujin me lopatë. Ai i tha atij: O rob i Allahut, si të quajnë? Ai iu përgjigj: Jam filani –si emri që dëgjoi nga reja-. Ai i tha: O rob i Allahut, pse po më pyet për emrin? Ai i tha: dëgjova një zë nga një re nga e cila erdhi ky ujë duke thënë: ujite kopshtin e filanit –emrin tënd- dhe dua të di se ç’bën me të? Ai i tha: përderisa më the këtë gjë atëherë do të tregoj se, unë kur e marr prodhimin e tij e ndaj në tre pjesë: një e jap sadaka, një e ha vetë dhe një e shpenzoj për ta mirëmbajtur kopshtin” e transmeton Muslimi.
Dobitë e përfituara nga kjo histori:
1- Kur Allahu i madhëruar deshi që shembulli pronarit të kopshtit të përmendej dhe të ndiqet nga të tjerët ia mundësi këtij burri për të dëgjuar emrin e tij dhe për ta parë punën e tij që të njoftonte të tjerët.
2- Çdo pikë uji që zbret nga qielli nuk zbret rastësisht por me urdhrin e Allahut në kohën e caktuar, në vendin e caktuar dhe me sasi të caktuar.
3- Ky burrë kur arriti ta administrojë mirë mirësinë e Allahut, Allahu e mori përsipër kujdesin për pasurinë e tij.
4- Kujdesi i Allahut për kopshtin e këtij burri nuk duket vetëm nga uji që lëshoi reja por edhe nga mënyra që zgjodhi Allahu për ujitjen e tij duke e lëshuar ujin fillimisht te një tokë gurishte lloj toke ky nuk e mban ujin që të shkonte te toka e pronarit të kopshtit pa u pakësuar. Pastaj uji u mblodh në një vijë për të shkuar më pas te kopshti i burrit që ai ta drejtonte vetë atë në mënyrë që shiu të mos ia prishë kopshtin dhe as vetë të mos bëhej pis.
5- Profeti -alejhi selam- nuk i ka treguar këtë histori ymetit të tij veçse për ta marrë për shembull që një pjesë e pasurisë së robit duhet të shpenzohet në rrugën e Allahut dhe kjo pjesë është një e treta siç ia ka sugjeruar këtë gjë edhe Sad binEbijUekkasit -radiallahuanhu-.
6- Puna e mirë është më mirë të fshihet nga të tjerët që të mos prishet nijeti për Allahun me përjashtim të rastit kur bëhet me nijet për të përfituar tjetri siç e tregoi dhe pronari i kopshtit punën e tij kur e pa se kjo gjë ishte në dobi të njeriut të interesuar.
Përgatiti: Teuta XEKA