📌Emri i autorit:
Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim El Buhari.
Datëlindja: në vitin 194 sipas hixhretit.
Data e vdekjes: 256 h.
📌Shkaku i shkruajtjes së librit:
Thotë imam Buhariu: Shkuam te Is’hak ibn Rahujeh dhe na tha: Sikur të përpiloni një libër të shkurtër për hadithet e sakta që transmetohen nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë kjo gjë më ra mua në zemër dhe fillova shkruajtjen e librit.
“Hudas-sarij” 1/7.
📌Metoda e vendosjes:
Thotë Firabri: Muhamed ibn Ismail El Buhari më tha: “Nuk kam shkruar në librin e saktë ndonjë hadith vetëm se kam marrë abdes dhe kam falur dy rekate.”
“Tarih Bagdad” 2/327.
Muhamed ibn Jusuf El Firabri thotë: “Isha duke qëndruar me Buhariun në shtëpinë e tij një natë prej netëve, dhe e pashë që ngrihej natën deri në tetëmbëdhjetë herë ndizte kandilin dhe shkruante (në librin e tij).”
“Tarih Bagdad” 2/333.
⏳⏱Koha që zgjati për ta shkruajtur:
Thotë Imam Buhariu:
“E kam shkruar librin tim sahihun për një kohë që ka zgjatur rreth gjashtëmbëdhjetë vite rresht, dhe e përzgjodha nga gjashtë qind mijë hadithe, dhe e lashë këtë libër si argument midis meje dhe Allahut.”
“Tarih Bagdad” 2/333.
📌Numri i haditheve që e ka përzgjedhur:
E përzgjodhi nga gjashtë qind mijë hadithe.
🧭Vendi i vendosjes së kapitujve të librit:
Buhariu i shkroi kapitujt e librit midis varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe minberit të tij, dhe për cdo temë falte dy rekate namaz.
“Tarih Bagdad” 2/327.
📌Fjalët e dijetarëve për Sahihun e Buhariut:
Përcjell Ibrahim ibn Makil en-Nesefi nga Buhariu se ka thënë:
“Nuk kam regjistruar në këtë libër (sahihun) vetëm se hadithe të sakta, dhe kam lënë të sakta të tjera për shkak të moszgjatjes së librit.”
Shiko: “Esamij men raua anhum Muhamed ibn Ismail El buhari fij xhamis-sahijh” fq. 62-63, “Mukadimetul kamil fij dufai rixhal” 1/317, “El Irshad fij ma’erifeti ulemail hadijth” 3/962, “Tarijh Bagdad” 2/327, “Tekjidul muhmel ue temjizul mushkil” 1/50.
Transmetohet se Firabri ishte që thoshte:
“E kanë dëgjuar sahihun e Buhariut nëntëdhjetë mijë vetë, dhe sot s’ka ngelur kush tjetër vetëm se unë (Firabri)!
“Tarih Bagdad” 2/328.
Imam Nesaiu ka thënë:
“Nuk ka midis këtyre librave libër më të mirë sesa libri (e sakta) i Muhamed ibn Ismail El Buhari.”
“Tarih Bagdad” 2/327.
Ukajli ka thënë:
“Kur e përfundoi Buhariu sahihun e tij ia tregoi atë Ibn Medinit, Ahmedit, Jahja ibn Meinit dhe te tjerëve. Të gjithë e pëlqyen dhe dëshmuan për saktësinë e tij përveç katër haditheve. Thotë Ukajli: Edhe për këto (katër hadithe) fjala e Buhariut është e sakta.”
“Teglikut ta’lik” 5/423.
Ismaili ka thënë:
“Është gjykuar për saktësinë e librit të tij… ” “Teglikut ta’lik” 5/426.
Ebu Ahmed el Hakimi ka thënë:
“Allahu e mëshiroftë imam Muhamed ibn Ismail (Buhariun) sepse ishte ai që shkruajti bazat dhe ua sqaroi ato njerëzve, dhe çdokush që shkruajti pas tij në të vertetë mori (përfitoi) nga libri i (sahihu e sakta) tij!”
“El irshad fij ma’erifeti ulemail hadith” 3/962.
Hatabi ka thënë:
“Qëllimi i Buhariut në këtë libër është përmendja e çdo hadithi të saktë që transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, derisa u shndërrua në një thesar për këtë fe e për diturinë. Ai arriti të jetë gjykues i umetit për dallimin e hadithit të saktë nga i dobëti.”
“A’lamul hadith” 1/102.
Es-Sixhzi ka thënë:
“Kanë rënë dakort të dijetarët për atë që betohet për divorcin, se çka përmban libri i Buhariut prej haditheve profetike ato janë të gjitha të sakta. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë ato dhe nuk ka dyshim për këtë, dhe nuk do shkonte betimi i tij rrejshëm dhe se gruaja e tij nuk ndahet.”
“Mukadimetu Ibni Salah” fq. 168.
El Xhuejni ka thënë:
“Sikur të betohet një burrë për ndarjen e gruas së tij se çka kanë dy librat e Buhariut dhe Muslimit janë fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk do shkonte betimi i tij rrejshëm për shkak të ixhmait (rënies dakort) të muslimanëve për saktësinë e tyre.”
“Sijanetu sahihi Muslim” fq. 86.
Imam Ibn Salah ka thënë:
“E gjithë ajo që Muslimi gjykoi për saktësinë e saj në librin e tij është e saktë pa dyshim, po ashtu edhe ajo që Buhariu gjykoi në librin e tij ështe e saktë, dhe kjo për shkak se umeti (populli musliman) i trashëgoi ata me një pranim të plotë.” “Sijanetu sahijhi Muslim” fq. 85.
Imam Neueui ka thënë:
“Kanë rënë dakort dijetarët se librat më të saktë pas Kuranit janë Sahihu i Buhariut dhe pastaj Sahih Muslim, dhe i ka trashëguar umeti me një pranim të plotë.” “Sherh Muslim” 1/14.
Dhe thotë gjithashtu:
“Pozita e tij siç thonë dijetarët: Ai është libri i parë që u shkruajt për tubimin e haditheve të sakta, dhe kanë rënë dakort se libri më i saktë është Sahih Buhari dhe pastaj Sahih Muslim, dhe se më i sakti prej tyre është Sahihu Buhari.”
“Tehdhibul esmai uel-lugat” 1/217.
Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë:
“Nuk ka poshtë kupës së qiellit libër më të saktë pas Kuranit se Sahihu Buhari.” “Iktidaus-siratil mustekim” 2/350, dhe “Mexhmu’ul fetaua” 18/74.
Imam Dhehebiu ka thënë:
“Sahihu i tij është libri më i mirë i Islamit pas librit të Allahut (Kuranit).”
“Tarihul islam” 6/142.
Imam Ibn Kethiri ka thënë:
“Kushti i saktësisë në librin e tij është më i forti se i cdo libri tjetër, dhe nuk barazohet me atë askush.”
“El bidaje ue nihaje” 14/534.
El hafidh Ibn Haxher ka thënë:
“Libri (sahihu) i Buhariut është më i saktë se i Muslimit dhe më i dobishem.”
“Teglikut ta’lik” 5/424.
🖋 Përgatiti: Behar Hyseni / Medine 2019.
Dosje: Imam Buhariu
Të Ngjashme
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhessasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve
- Veprat më të dashura tek Allahu – sipas Fjalëve të Profetit ﷺ” Udha e Besimtarëve
- Mëkati i atij që merr atësinë e dikujt tjetër Udha e Besimtarëve
- Mëkatet e pakësojnë Imanin (besimin) Udha e Besimtarëve
- Gradët e ndryshme të ithtarëve të besimit Udha e Besimtarëve