Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: Përsa i përket agjërimit të ditës së ashurës ajo përfshin katër kategori.
Katëgoria e parë: Të agjërohet dita e nëntë, e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë. Kjo është kategoria më e lartë duke u bazuar në hadithin që transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij: “Agjëroni një ditë para dhe një ditë mbas saj dhe kundërshtoni jehudët.”
Nëse njeriu i agjëron tri ditë ai në këtë mënyrë arrin vlerën e agjërimit të tri ditëve të muajit.
Katëgoria e dytë: Të agjërohet dita e nëntë dhe e dhjetë bazuar në fjalën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nëse do jetoj vitin e ardhshëm do të agjëroj dhe ditën e nëntë.” – kjo kur i thanë: “Çifutët agjëronin ditën e dhjetë.” Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dëshironte t’i kundërshtonte çifutët, madje të kundërshtonte çdo jobesimtarë.
Katëgoria e tretë: Agjërimi i ditës së dhjetë bashkë me ditën e njëmbëdhjetë.
Kategoria e katërt: Agjërimi vetëm i ditës së dhjetë. Disa nga dijetarët thonë se një gjë e tillë është e lejuar.
Të tjerët thonë se ky veprim është mekruh (i urrejtur).
Ata që thonë se agjërimi vetëm i ditës së dhjetë lejohet janë argumentuar në përgjithësimin e fjalës së të dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur u pyet në lidhje me agjërimin e ditës së ashures, ai tha: “Shpresoj tek Allahu që t’i fshijë mëkatet e vitit të kaluar”, – dhe nuk përmendi ditën e nëntë.
Ndërsa dijetarët që thonë se agjërimi vetëm i ditës së dhjetë është mekruh, bazohen tek fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë: “I kundërshtoni çifutët dhe agjëroni një ditë para apo pas saj.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Agjëroni një ditë para dhe një ditë mbas saj.”
Nga kjo përftohet së është detyrë se bashkë më ditën e ashures të agjërohet dhe një ditë tjetër për të kundërshtuar çifutët, ose më e pakta që mund të thuhet është se urrehet agjërimi vetëm i ditës së dhjetë.
Fjala se urrehet veçimi i saj me agjërim është e fortë, prandaj themi se njeriu duhet të dalë nga ky mospajtim mes dijetarëve dhe të agjërojë ditën e nëntë para ashures ose të agjërojë ditën e njëmbëdhjetë.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Dita e Ashurasë
Të Ngjashme
- Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde. Udha e Besimtarëve
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve