Kërcënimi për atë që gënjen ndaj Profetit

July 27, 2025

“Perlat dhe koralet e haditheve në të cilat janë dakordësuar dy imamët.” (Buhariu dhe Muslimi)

Parathënie:

Kapitulli i parë: Paralajmërimi i ashpër kundër gënjeshtrës mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ

1. Hadithi i Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Mos gënjeni ndaj meje, sepse kushdo që e bën këtë qëllimisht le të përgatitet për dënimin e zjarrit.”

E transmeton Buhariu, Libri i diturisë, kapitulli: “Mëkati i atij që gënjen ndaj Profetit ﷺ.”

2. Hadithi i Enesit, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë:

Arsyeja që më ndalon t’iu tregoj shumë hadithe është se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush gënjen qëllimisht ndaj meje le të përgatis vendin e tij në zjarr.”

E transmeton Buhariu, Libri i diturisë, kapitulli: “Mëkati i atij që gënjen ndaj Profetit ﷺ.”

3. Hadithi i Ebu Hurejras, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le ta përgatisë vendin e tij në zjarr.”

E transmeton Buhariu, Libri i diturisë, kapitulli: “Mëkati i atij që gënjen ndaj Profetit ﷺ.”

4. Hadithi i Mugiras, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë:

E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Gënjeshtra mbi mua nuk është si gënjeshtra mbi ndonjë tjetër. Kush gënjen ndaj meje me qëllim le ta përgatisë vendin e tij në zjarr.”

E transmeton Buhariu, Libri i xhenazeve, kapitulli: “Çfarë urrehet nga vajtimi mbi të vdekurin!”

Shpjegime të termave:

فَلْيَلِجِ النَّارَ (feljelixh en-nar) – Le të hyjë në zjarr, me domethënien e kërcënimit të prerë për ndëshkim.

فَلْيَتَبَوَّأْ مَقْعَدَهُ مِنَ النَّارِ (fel jetebevve mek‘adehu mine-n-nār) – Le të zërë vendin e tij në zjarr, d.m.th. le të përgatitet për ndëshkimin e merituar.

 

Përmblodhi: Muhamed Fuad Abdul Baki

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...