Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – duke i treguar cilësitë e besimtarëve të përkushtuar, thotë: “Ata janë njerëzit e mirësisë! Të folurën e kanë të vërtetë, veshjen e mbajnë mesatare, të ecurin e kanë të thjeshtë, i ulin shikimet nga harami dhe dëgjimet i shfrytëzojnë për gjërat e dobishme. Shpirtrat e tyre kur përjetojnë një fatkeqësi është njëlloj si t’u kishte ndodhur një mirësi.
E madhëruan Krijuesin në shpirtrat e tyre dhe të tjerët veç Tij u zvogëluan. Zemrat i kanë të mërzitura dhe e keqja nga ata nuk pritet. Kërkesat e tyre në dunja janë të papërfillshme dhe shpirtrat i ruajnë nga joshjet e saj. Duruan ditë të numëruara dhe fituan rehati të përhershme. Gjatë natës i drejtojnë këmbët dhe lexojnë Kuranin, ashtu të ulur në gjunjë kërkojnë mëshirën dhe shpëtimin. Nuk gëzohen me punët e mira e të pakta, e as nuk i quajnë shumë nëse bëjnë vepra të mëdha. Të frikësuar ndaj Zotit të tyre dhe të ndrojtur nga punët që bënë. Zbukurohen atëherë kur nuk kanë, durojnë kur janë në vështirësi dhe falënderojnë për mirësitë e dhuruara. Shpresën e kanë të afërt dhe gabimet të pakta. E mira prej tyre pritet dhe e keqja prej tyre nuk mund të vij kurrë.”
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Komentimi i librit “Mburoja e Muslimanit” – 7 – Udha e Besimtarëve
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- I lumtur është ai që kur vdes bashkë me të vdesin edhe mëkatet e tij Dr. Behar Hyseni
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira Dr. Behar Hyseni
- Fatkeqësia e vdekjes së dijetarëve Dr. Behar Hyseni