Koha që ikën pa u ndier

January 8, 2026

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:«لَا تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى يَتَقَارَبَ الزَّمَانُ، فَتَكُونَ السَّنَةُ كَالشَّهْرِ، وَيَكُونَ الشَّهْرُ كَالْجُمُعَةِ، وَتَكُونَ الْجُمُعَةُ كَالْيَوْمِ، وَيَكُونَ الْيَوْمُ كَالسَّاعَةِ، وَتَكُونَ السَّاعَةُ كَاحْتِرَاقِ السَّعَفَةِ الْخُوصَةُ

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk do të ndodhë Kiameti derisa të afrohet koha (të shkurtohet kohëzgjatja e saj); kështu që viti do bëhet si një muaj, muaji do bëhet si një javë, java do bëhet si një ditë, dita do bëhet si një orë, dhe ora do jetë sa koha e djegies së një gjetheje palme.”

Hadith i saktë. E përcjell Ahmedi me nr. 10943.

Shpjegimi:

Profeti ﷺ na ka njoftuar se prej shenjave të Kiametit është afrimi (shkurtimi) i kohës. Kështu, viti kalon aq shpejt sa kalon një muaj, muaji kalon si të ishte një javë, java kalon si të ishte një ditë, dita kalon si të ishte një orë e vetme, dhe ora kalon me një shpejtësi të madhe aq sa i duhet një gjetheje palme (të thatë) për tu djegur plotësisht.

Dobitë e hadithit:

– Prej shenjave të Kiametit është largimi i bereqetit nga koha ose kalimi i saj me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

 

Marrë nga libri: “Ed durar es senije”

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...