- (Sahih)[1] Na ka treguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Hamzeh se ka thënë: Më ka treguar Burdu bin Sinan: Nga Is’hak bin Kabisah: Nga babai i tij se: Ubadeh bin es-Samet el-Ensarij shoku i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili luftoi bashkë me Muauijen në tokën romake (kundër romakëve), i pa njerëzit të blinin copën e arit me dinarë dhe copën e argjendit me dirhem. Ai u tha: O njerëz! Ju jeni duke ngrënë kamatën. Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Mos e blini arin me ar veçse me të njëjtën masë dhe duke mos shtuar mes tyre e as duke pritur (e vonuar).” Muauija i tha atij: O Ebu Uelid! Unë nuk shoh se ka kamat në këtë gjë veçse nëse lihet me t’u pritur. Ubadeh i tha: Unë pot ë tregoj hadithin nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ti më tregon se çfarë mendon? Nëse Allahu më largon nga këtu unë nuk do të jetojë një një tokë ku ti je prijës. E kështu me rastin e parë që gjeti karvan ai u nisë për në Medine. Umer bin Hatabi i tha: O Ebu Uelid! C’e mirë të solli këtu? Dhe ai i tregoi Umerit atë që kishte ngjarë mes tij dhe Muauijes dhe se çfarë i tha ai atij për qëndrimin në një vend ku Muauije është prijës. Umeri i tha: O Ebu Uelid! Kthehu në tokën (vendin) tënde. Allahu e shëmtoftë atë tokë që nuk ka një si ti dhe njerëz si puna jote! Pastaj (Umeri) i shkruajti Muauijes duke i thënë: Ti nuk ke pushtet mbi të, ndërsa njerëzit urdhëroi që të punojnë në bazë të asaj që ai (Ubadeh) ka thënë, sepse në lidhje me këtë (çështje) atij i takon të vendosi (urdhërojë).”[2]
19/20[3] (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Seid: Nga Shubeh: Nga Amër bin Murrah: Nga Ebu el-Bukhterij: Nga Ebu Abdurrahman es-Sulemij: Nga Ali bin Ebi Talib se ka thënë: “Kur t’ju tregohet ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ju mendoni atë që është më e mira më udhëzuese dhe më pranë devotshmërisë.”[4]
20/22 (Hasen) Na ka treguar Muhamed bin Abbadi bin Adem se ka thënë: Na ka treguar babai im: Nga Shubeh: Nga Muhamed bin Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra (ح). Dhe na ka treguar Hennad bin es-Serijjise ka thënë: Na ka treguar Abdeh bin Sulejman se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Amër: Nga Ebi Selemeh se: Ebu Hurejra i tha një burri: “O djali i vëllait tim! Kur të tregoj ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mos sillë shembuj (krahasime nga mendja jote) me të.”[5]
* (Sahih) Ebu el-Hasen[6] ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Abdullah el-Kerabisijju se ka thënë: Na ka treguar Ali bin el-Xha’di: Nga Shubeh: Nga Amër bin Murrah, njësoj si hadithi i Aliut radijAllahu anhu.[7]
التَّوَقِّي فِي الْحَدِيثِ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ
- Tema: Kujdesi nga transmetimi i hadithit nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
21/23 (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Muadh bin Muadh: Nga Ibën Aun se ka thënë: Na ka treguar Muslim el-Betin: Nga Ibrahim et-Tejmijji: Nga babai i tij: Nga Amër bin Mejmun se ka thënë: Kur Ibën Mesudi nuk të vinte të enjten në mbrëmje atëherë unë shkoja tek ai dhe e takoja. Tha: Asnjëherë nuk e kam dëgjuar të flasë në lidhje me diçka: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë.” Por një mbrëmje tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë…” Tha: Ai e uli kokën. Tha: E pashë atë i cili ishte ngritur dhe qëndronte në këmbë, kopsat e këmishës së tij ishin të zbërthyera, sytë i ishin skuqur dhe damarët i ishin fryrë.” Tha: Përafërsisht këtij cilësimi, më shumë se kaq, përafërsisht, ose ngjashëm me këtë.[8]
22/24 (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Muadh bin Muadh: Nga Ibën Aun: Nga Muhamed bin Sirin se ka thënë: Enes bin Malik “Kur tregonte ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e përfundonte thoshte: “Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. “[9]
23/25 (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Nga ka treguar Gundari: Nga Shubeh (ح) dhe na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman bin Mehdij se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga Amër bin Murrah: Nga Abdurrahman bin Ebi Lejla se ka thënë: I thamë Zejd bin Erkam: Nga trego (transmeto ndonjë hadith) nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Tha: “Jemi në moshë të madhe dhe kemi harruar, ndërsa hadithi (transmetimi) nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i rëndë dhe ka përgjegjësi të madhe.”[10]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Shejh Isam bin Musa Hadij (Allahu e ruajttë!) në recensimin e “Sunenu Ibën Maxhe” e ka konsideruar të dobët (daif) këtë hadith. Ai thotë: Burrat e tij janë të besueshëm, porse ai është i shkëputur mes Kabijsas dhe Ubades. El-Mizij në “Tuhfetul-Eshraf” thotë: “Ai nuk e ka takuar atë.” Ndoshta shejhu ynë Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka saktësuar në bazë të dëshmuesëve.
[2] “Tuhfeh” (5106)
[3] Numri i dytë rëndor (20) tregon për numrin e hadithit te origjinali.
[4] “Tuhfeh” (10177)
[5] “Tuhfeh” (15032) dhe (15070)
[6] Te botimi i shejh Isam bin Musa Hadij ëhstë “Ebu el-Hasen el-Kattani”
[7] “Tuhfeh” (10177). Shih hadithin me nr. 19. Nga Ali bin Ebi Talib se ka thënë: “Kur t’ju tregohet ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ju mendoni atë që është më e mira, më e udhëzuara dhe më e devotshmja.”
[8] “Tuhfeh” (9492)
[9] “Tuhfeh” (1469)
[10] “Tuhfeh” (3674)