Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet të ketë thënë:
Do t’ju tregoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin nuk do t’ua tregojë askush tjetër pas meje.
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Vërtet, prej shenjave të Kiametit janë: Largimi (zhdukja) i dijes, përhapja e injorancës, përhapja e imoralitetit (zinasë), shtimi i pirjes së alkoolit, pakësimi i burrave dhe shtimi i grave derisa për pesëdhjetë gra do të ketë vetëm një kujdestar.”
Mutefekun alejhi. “Sahih el Buhari” 5231.
Shpjegimi:
Profeti ﷺ ka sqaruar se prej shenjave që tregojnë afërsinë e ditës së Kiametit është largimi i dijes fetare e cila ndodh përmes vdekjes së dijetarëve. Si pasojë e kësaj shtohet dhe përhapet injoranca, përhapet zinaja dhe imoraliteti, shtohet pirja e alkoolit, pakësohet numri i burrave e shtohet numri i grave, derisa për pesëdhjetë gra do të ketë vetëm një burrë që kujdeset për punët e tyre dhe merr përsipër mbarëvajtjen e nevojave të tyre.
Prej dobive të hadithit:
1- Sqarimi i disa prej shenjave që njoftojnë afrimin e Kiametit.
2- Dituria mbi kohën e saktë se kur do të ndodhë Kiameti është prej çështjeve të fshehta (gajbit) të cilat Allahu i ka rezervuar vetëm për Veten e Tij.
3- Nxitja për nxënien e dijes fetare para se ajo të humbasë (zhduket).
Marrë nga libri: “Ed durar es senije”.
Dosje: Dija, Dita e Kiametit
Të Ngjashme
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Udha e Besimtarëve
- Kopshtet e Xhenetit dhe dëshirat që nuk shterojnë Udha e Besimtarëve
- Përhapja e Islamit në çdo cep të botës Udha e Besimtarëve
- Hadithi i pesë veçorive që e dallojnë të Dërguarin nga pejgamberët e tjerë Udha e Besimtarëve