(38) Kapitulli: Kush vdes pa i bërë Allahut ortak askënd, hyn në xhenet
Hadithi nr. 58 – Hadithi i Abdullah ibn Mes‘udit (radijallahu anhu):
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënē:
“Kush vdes duke i bërë shok Allahut diçka, ka për të hyrë në zjarr.”
Ndërsa unë thashë: “Kush vdes pa i bërë shok Allahut askënd, do të hyjë në xhenet.”
Transmeton Buhariu në: 23 – Libri i xhenazeve, kapitulli: Kush e thotë fjalën e fundit ‘La ilahe il-lallah’.
Hadithi nr. 59 – Hadithi i Ebu Dherr-it (radijallahu anhu):
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Më erdhi një engjëll nga Zoti im dhe më dha lajmin (ose më përgëzoi) se kushdo nga ummeti im që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë, hyn në xhenet.”
Unë i thashë: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur?”
Tha: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur.”
Transmeton Buhariu në: 23 – Libri i xhenazeve, kapitulli: Kush e thotë fjalën e fundit ‘La ilahe il-lallah’.
Hadithi nr. 60 – Hadithi i Ebu Dherr-it (radijallahu anhu):
Shkova te Profeti ﷺ ndërsa ai kishte veshur një rrobë të bardhë dhe po flinte. Pastaj erdha përsëri kur ishte zgjuar dhe më tha:
“Nuk ka ndonjë rob që thotë: ‘La ilahe il-lallah’ dhe pastaj vdes me këtë, veçse do të hyjë në xhenet.”
Unë i thashë: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur?”
Tha: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur.”
Këtë e përsërita tri herë: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur?”
Ai tha: “Edhe nëse ka bërë imoralitet dhe ka vjedhur, ndonëse kjo i vjen rëndë Ebu Dherr-it.”
Dhe kur Ebu Dherr (radijallahu anhu) e transmetonte këtë hadith, thoshte: “Edhe nëse kjo i vjen rëndë Ebu Dherr-it.”
Transmeton Buhariu në: 77 – Libri i veshjeve, kapitulli: Rrobat e bardha.
(39) Kapitulli: Ndalohet të vritet jobesimtari pasiqë thotë: La ilahe il-lallah
Hadithi nr. 61 – Hadithi i el-Mikdad ibn el-Esued (radijallahu anhu):
Ai tha: I thashë të Dërguarit të Allahut ﷺ:
“O i Dërguar i Allahut, çfarë thua nëse has një njeri nga jobesimtarët, dhe luftoj me të, e ai më godet njërën dorë me shpatë dhe ma pret atë, e pastaj fshihet pas një peme dhe thotë: ‘Unë iu dorëzova Allahut ( u bëra musliman).’ A ta vras pas kësaj, o i Dërguar i Allahut?”
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e vrit.”
Unë i thashë: “Por ai ma preu dorën, e pastaj e tha këtë pas asaj që më bëri!”
I Dërguari ﷺ tha: “Mos e vrit. Sepse nëse e vret, ai do të jet në pozitën tënde (e ka gjakun e ruajtur sepse është Musliman) para se ta vrisje, dhe ti do të jesh në pozitën e tij (gjaku yt nuk është më i ruajtur, sepse mund të gjykohesh për vrasjen e një muslimani) para se ta thoshte fjalën që tha.”
Transmeton Buhariu në: 64 – Libri i ekspeditave ushtarake, kapitulli: Më ka treguar Halifeh.
اللؤلؤ و المرجان
#Perlat dhe Koralet e haditheve në të cilat janë dakortësuar dy imamët” (Buhariu dhe Muslimi)
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Shirku
Të Ngjashme
- Tregimi i Temim ed-Darit për El Xhessasen dhe Mesihu Dexhalin Udha e Besimtarëve
- Veprat më të dashura tek Allahu – sipas Fjalëve të Profetit ﷺ” Udha e Besimtarëve
- Mëkati i atij që merr atësinë e dikujt tjetër Udha e Besimtarëve
- Mëkatet e pakësojnë Imanin (besimin) Udha e Besimtarëve
- Gradët e ndryshme të ithtarëve të besimit Udha e Besimtarëve