Injorancë dhe padrejtësi, përçarje dhe shkëputje lidhjesh farefisnore, idhujtari dhe humbje.
Kjo ishte gjendja që jetonin njerëzit në kohën e injorancës.
Allahu lejoi lindjen e një agimi të ri dhe një drite që do t’i shuante të gjitha këto errësira. Ajo ishte ardhja e Muhamedit, të Dërguarit të Allahut.
Zoti i e cilësoi atë (Muhamedin) duke thënë: “Ti je me virtyte madhore.” | Kalem: 4 |
Tek ai tuboi të gjitha virtytet e plota dhe cilësitë e larta të cilat nuk mund t’i arrijë askush nga njerëzit. Është vërtetuar se ai (Muhamedi) ishte njeriu më i logjikshëm, më bujari në shpirt, më zemërgjeri dhe më i turpshmi se kushdo tjetër.
Ishte i njohur për trimërinë, asketizmin ndaj kësaj bote dhe modestinë e tij. E ndihmonte familjen, i qepte vet rrobat dhe i shërbente vetes së tij.
Ai i vizitonte muslimanët dhe jomuslimanët, u shkonte në vizitë të sëmurëve dhe i ftonte në çdo gjë të mirë, i sinqertë në fjalë, i palëkundur në parime. Ishte njeriu më i drejtë dhe më i mëshirshmi ndaj të vobektëve.
I arsyeshëm dhe i drejtë me gratë dhe fëmijët derisa mëshira e tij i përfshinte edhe kafshët.
Shumë nga jo muslimaët janë shprehur me superlativa ndaj tij.
Gjermani Johann Goethe është shprehur duke thënë: Ne banorët e Europës me të gjitha njohuritë tona, nuk kemi mbërritur akoma aty ku shkoi Muhamedi.
Ndërsa Anglezi George Bernard Shaë është shprehur duke thënë: Bota e ka mëse të nevojshme që të ketë një njeri që mendon (logjikon) si Muhamedi.
Ndërsa Tolstoi, letrari i njohur botëror, ka thënë: Legjislacioni i Muhamedit do të udhëheq botën sepse ai përputhet plotësisht me logjikën dhe urtësinë.
T’i dalim në ndihmë Profetit:
Le të njohim vlerat dhe pozitën e tij.
Le të përhapim tek njerëzit virtytet dhe moralet e tij.
Le të ndjekim rrugën dhe të zbatojmë urdhërat e tij.
T’i dalim në mbrojtje legjislacionit të tij dhe të largojmë sa të mundemi dyshimet.
Nëse i Dërguari i Allahut nuk do të posedonte asnjë mirësi veç faktit se ai ishte ndërmjetësi në mbartjen e shpalljes nga Allahu për tek robërit e Tij, si dhe njohja që u bëri njerëzve me Të, vetëm kjo do të ishte një vlerë e paçmueshme dhe e gjithë bota do të duhej ta falënderonte dhe e gjithë njerëzia ta shpërblente.
Jetoi gjatë gjithë jetës që umetit të tij t’i përcillte mirësitë dhe nuk u mjaftua me këtë, por iu lut Allahut që të ndërmjetsojë për ta në ditën e gjykimit.
Të vërtetën ka thënë Allahu i Lartësuar: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) veçse si mëshirë për botët.” | Enbija: 107 |
Përktheu: Fatjon Isufi