Kodi i Durimit

Botues: Udha e Besimtarëve, 2016

Durimi është një virtyt i çmuar, që gëzon një pozitë të lartë në fenë islame. Allahu i Madhëruar e ka përmendur shumë herë fjalën ‘durim’ në Librin e Tij.

Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Fjala ‘durim’ përmendet në Kuran më tepër se 90 herë.”1

Natyrisht që ky fakt tregon për vlerën e madhe që ka durimi, si dhe për nevojën e madhe që ka njeriu për t’u pajisur me këtë virtyt të çmuar. Kryerja e obligimeve fetare kërkon durim, ashtu siç kërkon edhe distancimi nga çdo gjë prej të cilës ka ndaluar Allahu. Ballafaqimi me fatkeqësitë e jetës, gjithashtu kërkon durim dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që njeriu të mos i humbasë shpresat nga mëshira e Allahut e të mos devijojë nga rruga e drejtë.

Ajetet kuranore, në të cilat Allahu i Madhëruar ka përmendur durimin, vijnë në trajta të ndryshme. Në shumë prej tyre gjejmë se Allahu i Madhëruar urdhëron që të pajisemi me durim, e në disa të tjera na tërheq vërejtjen, që të mos tregohemi të padurueshëm. Janë të shumta ajetet ku lavdërohen durimtarët dhe ku tregohet për shpërblimin e madh që Zoti ka përgatitur për ta, si dhe për përfundimin e mirë që do të kenë në botën tjetër. Allahu i Madhëruar i ka përgëzuar durimtarët dhe ka bërë me dije se i do, i mbron, i ndihmon dhe u gjendet pranë. Padyshim që të gjitha këto, dëshmojnë për vlerën e madhe të durimit.

Dosje:

Loading...