Lutje që mund ti bëni në ditën e madhe të Arafatit

June 5, 2025

Më poshtë keni 10 lutje autentike të transmetuara nga Profeti Muhamed ﷺ, që mund ti bëni në këtë ditë të madhe të Arafatit:

1.
اللَّهُمَّ آتِنا في الدنيا حَسَنَة، وفي الآخِرَةِ حَسَنَة، وقِنَا عَذَابَ النار.

“O Allah, na jep mirësi në këtë botë, na jep mirësi në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit (të xhehenemit).

2.
اللَّهُمَّ إني أسألُكَ الهُدَى والتَّقَى والعَفَافَ والغِنَى.

“O Allah, unë të kërkoj udhëzim, devotshmëri, pastërti (dëlirësi) dhe pavarësi (nga të tjerët, përmes furnizimit tënd).

3.
اللَّهُمَّ مُصرِّفَ القلوبِ، صرِّف قلوبَنا على طاعتك.

O Allah, Ti që i kthen zemrat (si të duash), ktheji zemrat tona drejt bindjes ndaj Teje.

4.
اللَّهُمَّ إني أعوذ بك من جَهْدِ البلاء، ودَرَكِ الشقاء، وسوء القضاء، وشماتة الأعداء.

O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprovat e rënda, nga rënia në mjerim, nga caktimi jo i mirë dhe nga gëzimi i armiqve për fatkeqësinë time.

5.
اللَّهُمَّ أصلح لي ديني الذي هو عصمة أمري، وأصلح لي دنياي التي فيها معاشي، وأصلح لي آخرتي التي فيها معادي، واجعل الحياة زيادة لي في كل خير، واجعل الموت راحة لي من كل شر.

O Allah, përmirësoje fenë time, e cila është mbrojtja e çështjes sime, përmirësoje dynjanë time në të cilën është jeta ime, dhe përmirësoje ahiretin tim në të cilin është kthimi im, dhe bëje jetën një shtim për mua në çdo të mirë, dhe bëje vdekjen pushim për mua nga çdo e keqe.

6.
اللَّهُمَّ آتِ نفسي تقواها، وزَكِّها أنت خيرُ من زكَّاها، أنتَ وَلِيُّها ومَوْلاها.

O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë e saj, dhe pastroje atë – Ti je më i miri që e pastron, Ti je mbrojtësi dhe zotëruesi i saj.

7.
اللَّهُمَّ إني أعوذُ بكَ من زوالِ نعمتِكَ، وتحوُّلِ عافيتِكَ، وفُجاءةِ نقمتِكَ، وجميعِ سخطِكَ.

O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e mirësisë Tënde, nga ndryshimi i shëndetit që më ke dhuruar, nga ndëshkimi Yt i papritur, dhe nga çdo zemërim i Yti.

8.
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي خطيئتي، وجهلي، وإسرافي في أمري، وما أنت أعلمُ به مني، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي جدي وهزلي، وخطئي وعمدي، وكلُّ ذلك عندي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي ما قدّمتُ وما أخّرتُ، وما أسررتُ وما أعلنتُ، وما أنت أعلمُ به مني، أنتَ المقدّم وأنتَ المؤخّر، وأنتَ على كلّ شيء قدير.

O Allah, fale mëkatin tim, paditurinë time, teprimin në çështjet e mia dhe atë që Ti e di më mirë se unë. O Allah, fale seriozitetin dhe shakanë time, gabimin dhe qëllimin tim –e të gjitha këto gjenden tek unë. O Allah, më fal çfarë kam bërë më parë dhe çfarë kam vonuar, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam shfaqur, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je Ai që jep përparësi dhe Ai që vonon, dhe Ti ke fuqi mbi çdo gjë.

9.
اللَّهُمَّ إني أعوذ بك من علمٍ لا ينفع، ومن قلبٍ لا يخشع، ومن نفسٍ لا تشبع، ومن دعوةٍ لا يُستجاب لها.

O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga dija që nuk sjell dobi, nga zemra që nuk përulët, nga shpirti që nuk ngopet, dhe nga lutja që nuk pranohet.

10.
اللَّهُمَّ اكفِني بحلالِكَ عن حرامِكَ، وأغنني بفضلِكَ عمَّن سِواك.

O Allah, më bëj të mjaftohem me të lejuarën Tënde përballë të ndaluarës Tënde, dhe më bëj të pasur me mirësinë Tënde ndaj çdo gjëje tjetër përveç Teje.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...