Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet (ta ndryshojë me dorën e tij), atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet (ta ndryshojë dhe me gjuhën e tij), atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.” Hadithin e transmeton Muslimi.
Jurisprudenca e hadithit:
-Obligueshmëria e ndryshimit të së keqes me të gjitha mjetet e mundshme (që posedon njeriu).
-Urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat është përgjegjësi për secilin individ nga populli (umeti) Islam. Secili e përmbush këtë obligim sipas mundësive të tij.
-Hadithi ka përmbledhur shkallët e ndryshimit që duhet të ndjekë personi për ndryshimin e së keqes, e ato janë si vijon:
1. Urrejtja (dhe ndalimi) e të keqes me dorë dhe me gjuhë. Këto janë detyrë (vaxhib) sipas mundësisë dhe fuqisë.
2. Urrejtja me zemër e cila është farz për secilin musliman në çdo gjendje. Nëse ai nuk e urren të keqen me zemrën e tij kjo tregon për ikjen e besimit nga ai.
-Në hadith ka argument se veprat bëjnë pjesë tek besimi.
Marrë nga libri: “Behxhetu en nadhirin sherh Rijadis-Salihin” vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: hadith