Transmeton Khal-lad bin es-Saib nga babai i tij radijAllahu anhu se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Me erdhi Xhibrili e me urdheroi qe t’i urdheroj shoket e mi qe t’i ngrejne zerat e tyre me thenien e telbijes.”
Nxjerrja e hadithit:
Ahmedi me nr (16122), Ebu Daudi me nr. (1814), Tirmidhiu me nr. (829), Nesaiu (5/162) dhe Iben Maxhe me nr. (2922). E ka saktesuar Tirmidhiu.
Tema e hadithit:
Ngritja e zerit ne thenien e telbijes ne haxh.
Dobite qe perfitohen:
1. Ne hadith ka argument se eshte mustehab ngritja e zerit ne thenien e telbijes. Ngase Xhibrili erdhi te Profeti alejhis-selam dhe e urdheroi ate t’i urdheroje shoket e tij qe t’i ngrejne zerat e tyre me thenien e telbijes.
2. Xhibrili eshte njeri nga engjejt e nderuar i ngarkuar me Shpalljen.
3. Fjala “bil ihlali” ne hadith d.m.th. me telbijen.
Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!)
Sherh bulugil-meram. Perktheu: Unejs Sheme
Dosje: Haxhi