Allahu udhëzon kë të dojë

May 1, 2017

Ebu Talibit (xhaxhai të Profetit) kur iu afrua vdekja, pranë tij shkoi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe aty gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah bin Umeje bin Mugiran.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: O xhaxhai im! Thuaj ‘La ilahe ila Allah’, fjalë për të cilën do dëshmoj për ty tek Allahu. Por Ebu Xhehli dhe Abdullah bin Umeja filluan të flisnin duke i thënë: O Ebu Talib, a do e braktisësh fenë e Abdul Mutalibit? Ndërsa Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vazhdonte t’i thonte këtë fjalë dhe t’ia përsëriste, por fjala e fundit që tha Ebu Talibi ishte: Unë jam në fenë e Abdul Mutalibit, – dhe refuzoi të thoshte ‘La ilahe ila Allah’.

Atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Betohem në Allahun, unë kam për të kërkuar falje për ty derisa të ndalohem nga kjo gjë.” Atëherë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin Kuranor ku thotë: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit.” | Suretu Teube: 113.

Gjithashtu zbriti tek Profeti sl-lAllahu alejhi ue sel-lem ajetin ku thotë: “Eshtë e vërtetë se nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.”  E përcjell Muslimi.

 

Përktheu: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...