Paracaktimi “Kaderi”
61/76. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu, Muhamed bin Fudajl dhe Ebu Muauijeh (ح). Dhe na ka treguar Ali bin mejmun er-Rakijju se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh dhe Muhamed bin Ubejd: Nga El-Eamashi: Nga Zejd bin Uehbi se ka thënë: Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: Na ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ai që fliste gjithmonë të vërtetën e që është i besueshëm se: “Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij, duke qëndruar dyzet ditë si pikë e lëngshme (nutfetun), pastaj, po për aq ditë bëhet copëz gjaku (alekatun), e më pas, po për aq kohë bëhet copë mishi, pas kësaj i dërgohet një engjëll dhe urdhërohet që të shkruajë katër gjëra: Të shkruajë veprën e tij, exhelin (sa do të jetojë), riskun e fëmijës dhe a do jetë i trishtuar apo i lumtur. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se disa nga ju do të bëjnë vepra të banorëve të Xhenetit, derisa ndërmjet tyre dhe Xhenetit t’i ndajë një parakrah dhe aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar, e kështu do fillojnë të praktikojnë vepra të njerëzve të zjarrit, derisa të hyjnë në të. Gjithashtu disa nga ju do të kryejnë punë të banorëve të zjarrit, derisa ndërmjet tyre dhe zjarrit të ketë vetëm një parakrah hapësirë, e aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar, e si rrjedhojë do punojë vepra të njerëzve të Xhenetit dhe do të hyjë në të.”[1]
62/77. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Is’hak bin Sulejman se ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Sinan: Nga Uehb bin Khalid el-Himsijji: Nga Ibën ed-Delejmijji se ka thënë: Në veten time zuri vend diçka jo e mirë në lidhje me kaderin dhe u frikësova se kjo mos po ma prish fenë dhe çështjen time. Prandaj shkova te Ubejj bin Kab dhe i thashë: O Ebu el-Mundhir! Në veten (shpirtin) tim zuri vend diçka jo e mirë në lidhje me kaderin dhe u frikësova se kjo mos po ma prish fenë dhe çështjen time. Me trego diçka në lidhje me këtë se ndoshta Allahu më bën dobi me të. Tha: “Sikur Allahu t’i dënonte të gjithë banorët e qiejve dhe tokës së Tij -dhe Ai mund t’i dënojë atë- ky dënim për ta nuk do ishte padrejtësi ndaj tyre. E sikur Ai t’i mëshironte të gjithë ata, atëherë mëshira e Tij ndaj tyre do ishte më e mirë se sa veprat e tyre. Nëse do kishe ar sa mali Uhudit ose sa mali i Uhudit të shpenzoje në rrugë të Allahut, e gjitha kjo nuk do të pranoje nga ty derisa të besosh në kaderin. Dhe dije se ajo që të ka goditur nuk mund të të shmangej dhe ajo që nuk të ka goditur nuk mund të të godiste. Nëse vdes në diçka tjetër nga ky besim, atëherë do të hysh në zjarr.” Po ashtu shko te vëllai Abdullah bin Mesudi dhe pyete atë në lidhje me këtë gjë. Kështu veprova, shkova te Abdullahu dhe pyeta. Dhe ai përmendi të njëjtën gjë që më tha dhe Ubejji. Pastaj më tha: Po ashtu shko te Hudhejfja. Shkova te Hudhejfja dhe e pyeta atë në lidhje me këtë gjë dhe ai më that ë njëjtën gjë siç më tha Ubejji dhe Abdullah bin Mesudi. Pastaj më tha: Shko te Zejd bin Thabit dhe pyete atë. Shkova te Zejd bin Thabit dhe e pyeta, ndërsa ai më tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Sikur Allahu t’i dënonte të gjithë banorët e qiejve dhe tokës së Tij –dhe Ai mund t’i dënojë atë– ky dënim për ta nuk do ishte padrejtësi ndaj tyre. E sikur Ai t’i mëshironte të gjithë ata, atëherë mëshira e Tij ndaj tyre do ishte më e mirë se sa veprat e tyre. Nëse do kishe ar sa mali Uhudit ose sa mali i Uhudit të shpenzoje në rrugë të Allahut, e gjitha kjo nuk do të pranoje nga ty derisa të besosh në kaderin. Dhe dije se ajo që të ka goditur nuk mund të të shmangej dhe ajo që nuk të ka goditur nuk mund të të godiste. Nëse vdes në diçka tjetër nga ky besim, atëherë do të hysh në zjarr.”[2]
63/78. (Sahih) Na ka treguar Uthman bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu (ح). Dhe na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh dhe Uekiu: Nga El-Eamashi: Nga Sad bin Ubejdeh: Nga Ebu Abdurrahman es-Sulemijji: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: Ishim ulur te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe në dorën e tij kishte një shkop dhe dogiste tokën. Pastaj e ngriti kokën dhe tha: “Nuk ka ndonjë nga jush veçse i është shkruar vendi i tij në Xhenet dhe vendi i tij në Zjarr.” I thanë: O i Dërguari i Allahut! A ta lëmë punën dhe të mbështetemi te kjo? Tha: “Jo! Punoni dhe mos u mbështesni te kjo, sepse secilit do i lehtësohet ajo për të cilën është krijuar.” Pastaj lexoi: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” El-Lejle, 5-10[3]
64/79. (Hasen) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed et-Tanefisijju se kanë thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris: Nga Rabiah bin Uthman: Nga Muhamed bin Jahja bin Habbani: Nga El-Earaxhi: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se besimtari i dobët. Por tek të dy ata ka mirësi. Prandaj trego kujdes në atë që të bën dobi dhe kërko ndihmën e Allahut e assesi mos u bëj i pafuqishëm (dembel). E nëse të godet diçka mos thuaj “sikur të kasha bërë kështu dhe ashtu”, por thuaj “Kaderallahu ue ma shae feal – Caktimi i Allahut dhe Ai bën çfarë të dojë”. Ngase shprehja “sikur” ia hap punën shejtanit.“[4]
65/80. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Ammar dhe Jakub bin Humejd bin Kasib se kanë thënë: Na ka treguar Sufjan bin Ujejneh: Nga Amër bin Dinar se ka dëgjuar Tausin të thotë: E kam dëgjuar Ebu Hurejrën radijAllahu anhu të lajmërojë nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Debatoi Ademi dhe Musa alejhimas-selam. Musa i tha atij: O Adem! Ti je babai ynë na humbe dhe na nxorre nga Xheneti për mëkatin që bëre. Ademi i tha atij: O Musa! Allahu të zgjodhi ty me fjalën e Tij duke të folur drejtë për së drejti dhe e ka shkruar pr ty Teuratin me dorën e tij. A po më bën muaj fajtor për një çështje të cilën Allahu ma kishte përcaktuar dyzet vjeta para se të më krijonte? Dhe Ademi e fitoi debatin me Musën, Ademi e fitoi debatin me Musën.” E tha tri herë.[5]
66/81. (Sahih ligajrihi)[6] Na ka treguar Abdullah bin Amir bin Zurarah se ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Mensuri: Nga Rib’ijji: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njeriu nuk ka besuar derisa të besoj në katër gjëra: Të besojë në Allahun një të vetëm e të pashoq, (të besojë) se unë jam i Dërguari i Allahut, në ringjalljen pas vdekjes dhe në kaderin.”[7]
67/82. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Talhah bin Jahja bin Talhah bin Ubdejdullah: Nga halla e tij Aisha bintu Talhah: Nga Aisha nëna e besimtarëve radijAllahu anha se ka thënë: Të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e thirrën për të falur namazin e xhenazes të një fëmije nga ensarët. Thashë: O i Dërguari i Allahut! Tuba[8] qoftë për këtë (fëmi) që është zog prej zogjve të xhenetit. Ai nuk ka punuar asnjë vepër të keqe dhe as nuk e arriti moshën e pjekurisë. Tha: “Ose ndoshta tjetër gjë nga kjo (që the) o Aishe. Me të vërtetë Allahu ka krijuar për xhenetin banorët e tij në kohën që ata gjendeshin akoma në shpinën e baballarve të tyre. Dhe krijoi për zjarrin banorët e tij në kohën që ata gjendeshin në shpinën e baballarve të tyre.”[9]
68/83. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Sufjan eth-Theuri: Nga Zijad bin Ismail el-Makhzumijji: Nga Muhamed bin Abbad bin Xhaferr: Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Mushrikët kurajsh erdhën të debatonin me profetin sal-lAllahu alejhi ue sle-lem në lidhje me kaderin. Dhe u shpall ky ajet: “Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t’u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!” Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” El-Kamer, 48-49[10]
69/85. (Sahih ligajrihi)[11] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar Daud bin Ebi Hindi: Nga Amër bin Shuajb: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij se ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem doli tek shokët e tij, ndërsa ata po debatonin në lidhje me kaderin, ndërsa fytyra e tij ishte skuqur nga zemërimi sikur të kishin shpërthyer kokrrat e shegës në të. Ai tha: “A mos jeni urdhëruar për këtë gjë? Apo jeni krijuar për këtë? Që të përplasni një pjesë të Librit të Allahut me një pjesë tjetër të tij? Me këtë (për shkak të saj) janë shkatërruar popujt para jush.”
Tha: Abdullah bin Amër radijAllahu anhu tha: Asnjëherë nuk jam gëzuar më shumë për veten time që nuk kam qenë prezent në ndonjë nga mexhliset e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se sa mos qenia në këtë mexhlis (ku u debatua për kaderin).[12]
70/86. (Sahih ligajrihi pa fjalën “ky është kaderi“)[13] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Ali bin Muhamed se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Ebi Hajjeh Ebu Xhenab el-Kelbijju: Nga babai i tij: Nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka epidemi, e as bestytni dhe as supersticione.” U ngrit një beduin dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Cfarë mendon për atë deve të sëmurë me zgjebe dhe këtë sëmundje ia ngjitë dhe deveve të tjera? Tha: “Ky është kaderi. Kush e sëmuri devenë e parë?” [14]
71/88. (Sahih ligajrihi)[15] Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr se ka thënë: Na ka treguar Esbat bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Jezid er-Rakkashijji: Nga Gunejm bin Kajs: Nga Ebu Musa el-Eshari radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i zemrës është si shembulli i pendës (puplës së zogut) të cilën era në shkretëtirë e kthen (shpie) nga të dojë.”[16]
72/89. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar daja im Ja’la: Nga El-Eamashi: Nga Salim bin Ebi el-Xha’di: Nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: Një burrë nga ensarët erdhi te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë kam një robëreshë, a më lejohet kur kryej marrëdhënie me të që ta derdh spermën jashtë vaginës? Tha: “Ajo që është shkruar për të patjetër që do të ndodhë.” I njëjti person erdhi pas disa kohësh dhe tha: Robëresha ime ka mbetur shtatëzëne. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem tha: “Nuk është përcaktuar nga Allahu diçka për njeriun vetëm se ajo do të ndodhë patjetër.“[17]
73/90. (Hasen ligajrihi pa fjalën e tij “dhe se burri…”)[18] Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Sufjani: Nga Abdullah bin Isa: Nga Abdullah bin Ebi el-Xha’di: Nga Theubani radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk e shton jetën veçse bamirësia dhe nuk e kthen lutjen veçse kaderi. Me të vërtetë personi privohet nga furnizimi për shkak të mëkateve që vepron.”[19]
74/91. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar Ata bin Muslim el-Khaffafu se ka thënë: Na ka treguar El-Eamashi: Nga Muxhahidi: Nga Surakah bin Xhu’shum radijAllahu anhu se ka thënë: Thashë: O i Dërguari i Allahut! A janë veprat sipas asaj që boja është thare (ka shkruar lapsi) dhe çfarë ka kaluar (është paracaktuar) nga kaderi apo eshte dicka në të ardhmen? Tha: “Janë në varësi të bojës që është tharë (që ka shkruar lapsi) dhe çfarë ka kaluar (është paracaktuar) nga kaderi. Secilit njeri do i lehtësohet ajo pë rtë cilën ai është krijuar.“[20]
75/92. (Hasen ligajrihi pa fjalinë e dhënies së selamit)[21] Na ka treguar Muhamed bin el-Musaffa el-Himsijju se ka thënë: Na ka treguar Bekijjetu bin el-Uelid: Nga El-Euzai: Nga Ibën Xhurejxh: Nga Ebi ez-Zubejr: Nga Xhabir bin Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë mexhusët e këtij populli (umeti) janë përgënjeshtruesit (mohuesit) e kaderit të Allahut. Nëse sëmuren mos i vizitoni, nëse vdesin mos merrni pjesë në xhenazet e tyre dhe nëse i takoni mos i përshëndetni me selam.”[22]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Buhariu (3208), Muslimi (26643), Ebu Daudi (4708), Tirmidhiu (2137), “Dhilalul-Xhenneh” (175-176), “El-Irvau” (2143) dhe “Tuhfeh” (9228). Shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!): Fjala e Ibën Mesudit: “Ai që fliste gjithmonë të vërtetën e që është i besueshëm”, do të thotë i sinqerti, i vërteti kur fliste dhe i besueshmi në atë që i kumtohej prej shpalljes. Ibën Mesudi i tha këto fjalë sepse çështjet që trajton ky hadith kanë të bëjnë me gjëra të gajbit (të fshehta), të cilat njihen vetëm nëpërmjet shpalljes. Falët e hadithit: “Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij”, disa i kanë komentuar me fjalët: “Lëngu i burrit bashkohet me atë të gruas në mitrën e saj dhe prej tyre krijohet njeriu”, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar në librin e Tij: “Është krijuar prej një lëngu që hidhet.” Tarik, 6. Gjithashtu thotë: “A nuk ju kemi krijuar nga një pikë lëngu të shpërfillur, të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër).” Murselat, 20-21. Kuptimi i fjalës krijim është lënda prej së cilës është krijuar njeriu sepse në Sahihun e Muslimit transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Fëmija nuk krijohet nga i gjithë lëngu.”
[2] Ebu Daudi (4699), “Dhilalul-Xhenneh” (145), “El-Mishkah” (115), “Takhrixhu et-Tahauijeh” (447) dhe “Tuhfeh” (52), (9348) dhe (3726).
[3] Buhariu (1326), Muslimi (2647), Ebu Daudi (4694), “Dhilalul-Xhenneh” (171), “Er-Rauda en-Nedir” (701), Tirmidhiu (2136) dhe “Tuhfeh” (10167)
[4] Muslimi (2664), “Dhilalul-Xhenneh” (356) dhe “Tuhfeh” (13965)
[5] Buhariu (3409), Muslimi (2652), Ebu Daudi (4701), “Dhilalul-Xhenneh” (145) dhe “Tuhfeh” (13529)
[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).
[7] “Dhilalul-Xhenneh” (130), Tirmidhiu (2145), “El-Mishkah” (104), “Takhrixhul-Mukhtarah” (416-420) dhe “Tuhfeh” (10089)
[8] Thuhet se është emri i xhenetit ose emri i pemës në të.
[9] Muslimi (2662), Ebu Daudi (4713), Nesaiu (1947), “Es-Sahihah” (4/448), “Dhilalul-Xhenneh” (251), “El-Ahkam” (81) dhe “Tuhfeh” (17873)
[10]Muslimi (2656), Tirmidhiu (2157), “Dhilalul-Xhenneh” (349) dhe “Tuhfeh” (14589)
[11] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen Sahih).
[12] “El-Mishkah” (98-99 dhe 237), “Dhilalul-Xhenneh” (406), “Et-Tealik er-Ragib” (1/81-82) dhe “Tuhfeh” (8704)
[13]Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih pa fjalën “ky është kaderi“).
[14] “Dhilalul-Xhenneh” (266-286), “Es-Sahihah” (782), “Ed-Daifeh” (4808) dhe “Tuhfeh” (8580)
[15] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih). Shejh Isam bin Musa Hadij thotë: Transmetohet merfuan (i adresuar te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe meukuf
[16] “Sahihul-Xhami (5833), “Dhilalul-Xhenneh” (227-228), “El-Mishkah” (103) dhe “Tuhfeh” (9024)
[17] Ebu Daudi (2173), “Dhilalul-Xhenneh” (362), “Es-Sahihah” (3/322) dhe “Tuhfeh” (2249)
[18] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen, përveç fjalisë që gjendet mes kllapave (Me të vërtetë personi privohet nga furnizimi për shkak të mëkateve që vepron), e cila është daif).
[19] “Sahihul-Muvarid” (911), “Es-Sahihah” (154) dhe “Tuhfeh” (2093). Hasen Ligajrihi – i mirë me të tjerë: Është ai hadith i dobët i cili ka disa rrugë transmetimi të cilat e forcojnë njëra-tjetrën, duke mos pasur në mesin e transmetuesve të tij gënjeshtarë dhe as të akuzuar për mashtrim. Është quajtur Hasen Ligajrihi sepse sikur të vërehej secila rrugë e trasmetimit të tij më vete, nuk do ta arrinte gradën e hadithit Hasen, dhe kur bashkohen rrugët e tij, ai forcohet dhe e arrin atë gradë. “Mustelahul-Hadith” i shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!). Sh.p.
[20] “Dhilalul-Xhenneh” (110 dhe 167) dhe “Tuhfeh” (3819)
[21] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Hasen pa fjalinë e dhënies së selamit).
[22] “El-Mishkah” (107), “Dhilalul-Xhenneh” (328), “Er-Rauda en-Nedir” (197) dhe “Tuhfeh” (2879)