Pasojat e Mëkateve

October 5, 2023

Fjala e Allahut të Lartësuar: “prandaj i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre”

Gjynahu ka ndikim tek individi dhe shoqëria, ai sjell fatkeqësi në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në botën tjetër. Një prej të devotshmëve ka thënë: “Sikur një njeri të adhuronte Allahun dhe t’i bindej Atij, pastaj ta vendoste veprën e tij të mirë në brendësi të një shkëmbi, pastaj ta vendoste shkëmbin në thellësi në tokën e shtatë, bereqeti i adhurimit patjetër do të shfaqej në jetën e kësaj bote. E po ashtu, nëse do t’i bënte gjynah Allahut në fshehtësi, dhe gjynahun ta vendoste në brendësi të një shkëmbi dhe shkëmbin ta vendoste në thellësi tokën e shtatë, pasoja e gjynahut patjetër do të shfaqej në jetën e kësaj bote.

Ibn Mubareku kur shikonte zullumqarët që u hipnin kuajve dhe njerëzit përreth tyre i vështronin thoshte: “Edhe nëse ….    gomerët, dhe njerëzit grumbullohen rreth tyre, përsëri nënçmimi i gjynaheve është mes dy syve të tyre” (sh.p.: Fytyrat e tyre i ka mbuluar nënçmimi i gjynaheve që kanë bërë).

Dikush prej të devotshmëve thoshte: “Unë e di adhurimin dhe gjynahun tim tek fytyra e gruas time dhe kur i hipi kafshës time.”
Dmth: Nëse i bëj gjynah Allahut nuk gjej kënaqësi (rehati) në shtëpinë time, dhe nuk rehatohem kur i hipi kafshës sime. (sh.p.: e përndjek pasoja e gjynahut, ashti siç e përndjek edhe pasoja e këndshme e adhurimit, që e bën të shijojë mirësitë që i ka dhënë Allahu në këtë botë).

Prandaj atë që Allahu e do bën që t’i shfaqen (shijojë) pasojat e gjynahut (që në këtë botë), ndërsa pabesimtarëve Allahu u jep (vazhdon tu japë, edhe pse ata vazhdimisht janë në gjynahe dhe mohim) si përshkallëzim prej Tij (drejt dënimit, dhe nuk kthehen tek Allahu me besim), pastaj i shkatërron ata për shkak të gjynaheve të tyre.”

“Fadlul Mennan fi xhem’il feuaid min tefsiri suretil en’am” i shejkh Ebu Ubejdeh Mesh’hur Al Selman. Allahu e ruajtë.

Dosje:

Loading...