Përdorimi i fjalëve me dy kuptime është i mjaftueshëm ndaj gënjeshtrës

August 29, 2016

Buhariu ka përmendur historinë e djalit të Ebu Talhas i cili e pyeti gruan e vet: Si është djali? – Dhe ajo ju përgjigj: Ai është qetësuar dhe shpresoj të jetë rehatuar.” Dhe ai kuptoi sikur djali është qetësuar nga sëmundja dhe po fle, ndërkohë që ajo kishte për qëllim: Është rehatuar prej halleve të dynjasë dhe prej sëmundjes, d.m.th. ka vdekur.

Gjithashtu, hadithi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku i thotë djaloshit që nxiste devetë me poezitë e tij: “Ngadalë o Enxhesheh, se mos na thyhen kristalet.” – duke aluduar për gratë që ishin hipur mbi to.

Si dhe hadithin e britmës së fortë që u dëgjua një herë në Medine prej së cilës u frikësuan banorët e saj, dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i hipi kalit të Ebu Talhas. Pasi u kthye, i qetësoi banorët e saj duke u thënë: “Nuk pamë ndonjë gjë dhe atë e gjetëm si det.”
Duke aluduar për kalin, shpejtësinë e tij dhe vazhdueshmërinë e tij në vrapim pa u lodhur, njësoj si deti me dallgët e tij të vazhdueshme.

Ibn Haxheri ka përmendur në shpjegim se kjo lejohet të përdoret për të shpëtuar prej ndonjë padrejtësie (ose të keqje) dhe për të arritur një të vërtetë, dhe nuk lejohet të përdoret për të ndihmuar në padrejtësi (apo të keqe) dhe për të arritur një të kotë.

Gjithashtu ka përmendur etherin që e transmeton Taberiu prej Muhamed ibn Sirinit, i cili thotë: “Ishte një burrë prej Bahiles i cili merrte shumë mësysh, dhe ai pa një mushkë të Shurejhut dhe i pëlqeu. Shurejhu i frikësuar për të i thotë: Ajo kur ulet nuk ngrihet kollaj, vetëm po ta ngrejë dikush (d.m.th. nuk është gjë si kafshë, është shumë e lodhur. Këtë kuptoi ai që merrte mësysh. Por Shurejhu pati për qëllim se; kur ulet, është Allahu Ai që e ngre atë përsëri.) Prandaj ai tha: Uf, uf. (d.m.th. lere se s’qenka gjë). Dhe kështu e shpëtoi kafshën prej tij.

“Fet’hul Bari”, vëll: 10, fq. 610.

Dosje:

Loading...