Përhapja e Islamit në çdo cep të botës

November 7, 2025

Përhapja e Islamit në çdo cep të botës

Temim ed-Dārij (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell duke thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:

“Kjo çështje (kjo fe) do të arrijë patjetër kudo ku arrijnë nata dhe dita.

Allahu nuk do të lërë asnjë shtëpi me tulla (në qytete) apo me lëkurë (në shkretëtira), pa e bërë që në të të hyjë kjo fe —

me krenarinë e një krenari ose me poshtërimin e një të poshtëruari.

Krenari me të cilën Allahu e lartëson Islamin, dhe poshtërim me të cilin Allahu e përul kufrin.”

Temim ed-Dārij thoshte: “E kam parë me sytë e mi këtë realitet te familja ime: ata që pranuan Islamin, u nderuan me mirësi, lavdi dhe dinjitet; ndërsa ata që qëndruan në mohim, i kaploi poshtërimi, përulja dhe pagesa e xhizjes.”

📘 Hadith sahih – Musned Ahmed (16957)

🖋 Shpjegim i hadithit:

I Dërguari i Allahut ﷺ na njofton se Islami do të përhapet në çdo cep të tokës, në çdo vend ku mbërrijnë nata dhe dita — pra, në çdo vendbanim nën qiellin e kësaj bote.

Nuk do të mbetet asnjë shtëpi, qoftë në qytete e fshatra apo në shkretëtira e male, pa depërtuar brenda tyre kjo fe.

Ata që do ta pranojnë Islamin me besim e përulësi, do të ngrihen me krenarinë që sjell feja e Allahut;

ndërsa ata që do ta refuzojnë dhe do ta mohojnë, do të përfundojnë të përulur e të nënshtruar me poshtërim.

Më pas Sahabiu Temim ed-Dārij, dëshmoi me përvojën e tij personale realizimin e këtij parashikimi profetik duke thënë:

“E kam parë me sytë e mi këtë realitet te familja ime: ata që pranuan Islamin, u nderuan me mirësi, lavdi dhe dinjitet; ndërsa ata që qëndruan në mohim, i kaploi poshtërimi, përulja dhe pagesa e xhizjes.”

🌿 Dobitë e hadithit:

1. Përgëzimi për muslimanët se feja e tyre do të përhapet në çdo cep të botës.

2. Lartësimi dhe dinjiteti janë për Islamin dhe ndjekësit e tij; ndërsa poshtërimi dhe nënshtrimi ka për të qenë për jobesimtarët.

3. Ky hadith është dëshmi e qartë e profecisë së vërtetë të Profetit ﷺ, sepse ajo që ai paralajmëroi është përmbushur saktësisht.

📚 Shpjegimi i disa fjalëve:

مَدَر (meder): do të thotë “balta” ose “argjila” – nënkupton banorët e qyteteve dhe fshatrave që jetojnë në shtëpi të ndërtuara.

وَبَر (ueber): do të thotë “lesh” ose “qime” – nënkupton banorët e shkretëtirës që jetojnë në tenda prej lëkure ose leshi.

✍ “Ed Durar es Senije”

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...