Rruajtja e kokës apo shkurtimi i flokëve është nga rituali i haxhit dhe umres?
Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha (u lut): “O Allah! Mëshiroi ata që i rruajnë kokat.” Thanë: O i Dërguar i Allahut, dhe ata që i shkurtojnë (flokët). Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) herën e tretë tha: “(Mëshiroi) Dhe ata që i shkurtojnë (flokët).” Mutefekun alejhi.
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Ligjshmëria e rruajtjes së kokës dhe shkurtimit të flokëve, por rruajtja e kokës është më e mirë se shkurtimi i flokëve përsa u përket burrave. Ndërsa – sipas konsensusit – grave nuk u lejohet veçse prerja e majave të flokut.
- Ligjshmëria e rruajtjes së kokës apo shkurtimit të flokëve përfshin të gjithë kokën.
‘Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Kur dija ngrihet dhe padituria sundon Udha e Besimtarëve
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Dr. Fatmir Strumi
- Kopshtet e Xhenetit dhe dëshirat që nuk shterojnë Udha e Besimtarëve