Selefet dhe rendesia e mesimit te gjuhes arabe, perkushtimi i tyre ne mesimin e gjuhes femijeve dhe familjeve te tyre.

Selefet dhe rendesia e mesimit te gjuhes arabe, perkushtimi i tyre ne mesimin e gjuhes femijeve dhe familjeve te tyre.
Nga shejhu el alameh Zejd el Medkhalij

Imam Buhariu ne Librin Edebul mufrad, ne kapitullin: Goditja per shkak te gabimit gjuhesor, ka thene: Na ka treguar Ebu Nuajmi i cili tha; Na ka thene Sufjan bin Ubejdullah , nga Nafiu i cili tha: Ibn Umeri i godiste femijet e tij nese gabonin ne te shprehur nga ana gjuhesore.
Shejh Zejd el Medkhalij ne shpjegimin e ketij libri tha: Ne kete transmetim ka argument per vleren e gjuhes arabe ne sheriat, kjo per vete faktin se ajo eshte gjuha e fese islame, me te cilen u shpall Kurani, te cilin Allahu e cilesoi :arabisht. Me kete gjuhe u komunikua e gjithe feja, ndaj konsiderohet nga miresite me te medha per popujt arabe qe e flasin kete gjuhe dhe njekohesisht nje nga argumentet me te medha ndaj tyre nese ata nuk e zbatojne kete Kuran.

Allahu thote:{ Ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe popullin tend, e me vone do pyeteni } (Zuhruf 44) dmth: O Muhamed, ky Kuran eshte perkujtues per ty dhe per popullin tend, eshte nder dhe fat i madh, e me vone do te pyeteni, a e permbushet ate qe kerkohej per te merituar kete nder dhe fat apo jo?
I Lartesuari thote: { Ne te kemi zbritur ty nje liber ne te cilin eshte lavdia juaj. A nuk po logjikoni?} (Enbija 10) dmth nderi dhe krenaria juaj, pra a nuk po logjikoni?

Per kete arsye selefet i jepnin rendesi faktit qe femijet e tyre te flisnin paster sakte me gjuhe letrare arabe, duke qene gjuha e fese, dhe nuk i lejonin ata qe te perdornin fjale dialektore te pakuptimta dhe qe nuk perputhen me rregullat e gjuhes arabe. Me vone u perhapen dialektet me zgjerimin e territoreve te shtetit islam, duke e ngushtuar kuadrin e perdorimit te gjuhes letrare arabe vecse tek ata qe i perkushtoheshin te mesonin rregullat e kesaj gjuhe. Pra, megjithese ishin popuj arabe, posedues te kesaj gjuhe, iu shkembye atyre me dialekte vendase qe bienin ndesh me rregullate gjuhes letrare, duke e katandisur arabishten ne ate gjendje qe nuk mund te njihet ndryshe vecse duke e studiuar dhe duke u perkushtuar ne mesimin e saj. Shkaku i gjithe kesaj jane gjuhet dialektore qe ndryshojne ne varesi te vendeve, krahinave, etj, saqe ndoshta brenda te njejtes zone gjen disa dialekte te devijuara nga gjuha arabe, duke perdorur fjale te pakuptimta me te cilat komunikojne te vegjel dhe te medhenj dhe ku pergjegjesia bie mbi te medhenjte te cilet ashtu i mesojne te vegjelit.

Nese njerezit do i kushtonin rendesi mesimit te rregullave te gjuhes arabe dhe do ua mesonin ato femijeve te tyre te vegjel, padyshim qe ata do ecnin mbare. Prandaj ne sot ndodhemi ne kete fatkeqesi te madhe , ku nuk arrin as i madhi dhe as i vogeli, as i shkolluari dhe as i pashkolluari, qe ta shqiptoje sakte dhe te komunikoje sic duhet nepermjet gjuhes letrare arabe. Komunikimi sot ne shtepi ne familjet arabe behet ne forma dialektore, qe nese i vlereson me meditim i sheh qarte qe nuk perputhen askund me rregullat e gjuhes arabe, dhe kjo padyshim eshte fatkeqesi e madhe. Zgjidhja e kesaj situate eshte ndergjegjesimi i nxenesve te dijes dhe pergjegjesve te familjeve, qe te njohin gjuhen arabe dhe dialektet qe jane duke u perdorur, si dhe ne te njejten kohe tu mesojne gjuhen arabe te paster te gjitheve, te vegjelve, te medhenjve, grave, cdokujt, dhe ti shmangin fjalet dialektore te cilat nuk kane kuptim te sakte, pavaresisht se njerezit i perdorin ato fjale per nje kuptim te caktuar, sipas asaj qe kane rene dakort heshturazi mes tyre, megjithese gabim. E gjithe kjo ndodh brenda nje zone te vetme, e cfare mund te thuhet me pas per krahinat e gjera me distanca te largeta mes tyre?! Cdo ane ka dialektin e saj qe ka shembur gjuhen letrare arabe, gjuhe se ciles selefet i kushtonin rendesi te madhe, ua mesonin ate femijeve dhe familjeve te tyre.
Allahut i drejtohet ankesa.
Marre nga www.sahab.net
Perktheu: Shuajb Rexha