Si veprohet nëse miza bie në ushqim?

September 7, 2017

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë (në ushqim) e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu me nr. 3142, Ebu Daudi me nr. 3844, dhe Ibën Maxhe me nr. 3505.

Ebu Daudi shton: “Ngase ajo (miza) bie me krahun në të cilin gjendet sëmundja.”

Çfarë përfitohet nga hadithi:

-Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.

-Miza është e pastër dhe nuk ndotet (bëhet e papastër) gjëja në të cilën ajo bie.

-Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie e pastaj largimi i saj, ngase ajo bie me krahun e saj të majtë ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë.

-Ndalimi i ngrënies së mizës.

-Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm, si p.sh.; bleta, grenza dhe merimanga, duke u bërë analogji këtyre me mizën.

 

Marrë nga libri: “Tuhfetul kiram sherh bulug el meram.”

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...