Tekbiret në namazin e xhenazes.
Transmetohet nga Abdurrahman bin Ebi Lejla se ka thënë: Zejd bin Erkam (radijAllahu anhu) e falte namazin e xhenazeve tona me katër tekbire. Po ashtu dhe me pesë tekbire. E pyeta në lidhje me këtë gjë (shtesën me pesë tekbire) dhe ai më tha: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kështu vepronte.” Transmeton Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Tekbiret në namazin e xhenazes janë katër për të gjithë të vdekurit (nuk bëhet përjashtim për askënd). Kjo është fjala dhe vepra e shumicës së të parëve tanë të mirë (selefëve) dhe të mëvonshmëve.
- Lejimi i shtimit mbi katër tekbire në namazin e xhenazes.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Tekbiret