115/129. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Xhaferr se ka thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga Sad bin Ibrahim: Nga Abdullah bin Sheddad: Nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem t’i thotë dikujt “t’u bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty” pas Sad bin Malik. Ai i tha ditën e Uhudit: “Gjuaj o Sad, u bëfshin kurban për ty babai dhe nëna ime!“[1]
116/130. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Rumhi se ka thënë: Na ka lajmëruar Lejth bin Sad (ح). Dhe na ka treguar Hisham bin Ammar se ka thënë: Na ka treguar hatim bin Ismail dhe Ismail bin Ajjash: Nga Jahja bin Seid: Nga Seid bin el-Musejjib radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar Sad bin Ebi Uekas të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e Uhudit përmendi të dy prindërit e tij për mua duke thënë: “Gjuaj o Sad, u bëfshin kurban për ty babai dhe nëna ime!”[2]
117/131. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris, daja im Jala dhe Uekiu: Nga Ismaili: Nga Kajsi se ka thënë: E kam dëgjuar Sad bin Ebi Uekas të thotë: “Unë jam i pari nga arabët që kam gjuajtur me shigjetë në rrugë të Allahut.“[3]
118/132. (Sahih) Na ka treguar Mesruk bin el-Merzubani se ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Ebi Zaideh: Nga Hishami se ka thënë: E kam dëgjuar Seid bin el-Musejjib të thotë: Sad bin Ebi Uekasi ka thënë: “Askush nuk e ka pranuar Islamin atë ditë që e kam pranuar dhe unë. Kam qëndruar shtatë ditë, ndërsa unë isha i treti[4] që kisha pranuar Islamin.”[5]
Përktheu Unejs Sheme
[1] Buhariu (2905), Muslimi (2411), Tirmidhiu (3755) dhe “Tuhfeh” (10190)
[2] Buhariu (3725), Muslimi (2412), Tirmidhiu (2830) dhe “Tuhfeh” (3857)
[3] Buhariu (3728), Muslimi (2966), Tirmidhiu (2365), “Mukhtesar esh-Shemail el-Muhamedijjeh” (114) dhe “Tuhfeh” (3913)
[4] Mbase ai ka pasur për qëllim me dy të tjerët Hatixhen radijAllahu anha dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu, ose Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu. Ose ai (Sad bin Ebi Uekas) ka pasur për qëllim (isha i treti që pranova Islamin) vetëm burrat e lirë (jo robërit) dhe jo fëmijët.
[5] Buhariu (3727) dhe “Tuhfeh” (3859)