Lutja është adhurim

Pyetja e parë nga fetvaja me nr. (9610)

Pyetje: Një person e beson fjalën nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe e fal namazin në të pesta kohët, por ai lut diçka (dikë) tjetër bashkë me Allahun e Lartësuar. Nëse ai vdes në këtë gjendje, a e ke për detyrë të marrësh pjesë në funeralin e tij apo jo?

Përgjigje: Lutja është prej llojeve të adhurimit. Prandaj nëse diçka prej saj i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahu, kjo konsiderohet shirk i madh që të nxjerr prej fesë islame. Allahu Lartësuar thotë: “Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” El-Mu’minun, 117

Dhe thotë: ” Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë,  atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.” Junus, 106. Pra, prej mushrikëve.

Nga kjo u mësua (u bë e qartë) se nuk të lejohet ty që t’ia falësh namazin e xhenazes atij që bën diçka të tillë (lut dikë tjetër bashkë me Allahun) dhe as të marrësh pjesë në funeralin e tij nëse nuk është penduar prej atij veprimi.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin,

për familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva

Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz

Z/kryetar: Abdurrazak Afifi

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Unejs Sheme