Rëndësia e mbajtjes së lidhjeve farefisnore

Të dashur vëllezër, mbajtja e lidhjeve farefisnore nuk është thjeshtë mirësi, apo vepër e mirë vullnetare.
Përkundrazi, mbajtja e lidhjeve është detyrë, obligim, ndërsa prishja e lidhjeve konsiderohet mëkat i madh. Madje prej mëkateve më të mëdha.
Disave nga ne nuk i vjen shejtani ti thotë: Tymos në nargilë, kur thuhet filani po pi argilë themi: Zoti na ruajt nga shejtani i mallkuar.
Ndërkohë ai shkon dhe vë buzët tek ajo gjë e pisët dhe ja ku po u them: Vallahi argilë është e ndalaur. Por u behtohem gjithashtu se prishja e lidhjeve farefisnore është më e ndalaur më e keqe më e frikshme dhe më e hidhur.
Nëse shejtani nuk mundi të luaj me ty duke të bërë nga ata që pinjë në argilë apo në lloje e tjera të duahnit si Malboro. Dije se të ka mashtruar me diçka edhe më të madhe. Ja pra kur ti motrën tënde nga gjaku nuk e përshëndet e as e takon.
Ngushëllimet tona o ti që njerëzit nganjëherë të qaujnë njeri i mirë apo fetar, vallahi në këtë rast ska as mirësi e as devotshmëri.
Vetëm nëse ti përmirëson lidhjen mes teje dhe atyre në të kundërtën mos u mashtro e as most ë të gëzojë lavdërimi i njerëzve ku thonë: Babi i filanit sa njeri i mirë, jep sadaka shttron iftare për agjëruesit, sjell kuti të mbushura me ujë, sjell hurma etj.
Kujdes të gjitha do të mbeten në Azizije (lagje në Mekë) në tokë dhe nuk ngrihen lart tek Allahu. Ato vepra do të mbeten mbi sipërfaqen e kësaj toke.
Sepse verpat e mira paraqiten tek Allahu çdo dotë të hëne dhe të enjte. Allahu e fal çdo Musliman që nuk i ka bërë ortak Allahut përveç dy katëegorive: Atyre që kanë mosmarrveshje dhe nuk flasin me njëri tjetrin u thuhet lërini derisa të ndreqen.
Kur ka qenë hera e fundit në të cilën i ke dhënë selam vëllait tënd? Apo djalit të xhaxhait? Më thuaj: Që 10 vjet nuk i jep selam? Dije se kjo është data e fundit në të cilën veprat e tua janë ngritur tek Allahu.
Allahu na ruajtë dhe na faltë!

Shejh Sead el Atijk

Përktheu: Fatjon Isufi