Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon: “Njëherë u bë ikameti për namaz dhe njerëzit rregulluan rreshtat. Profeti -alejhi selam- doli përpara (për të prirë në namaz) duke qenë xhunub. Pasi që u kujtua tha: Qëndroni në vend! Ai shkoi, mori gusl dhe doli, ndërkohë që koka e tij ishte duke pikuar ujë, pastaj u fal me ta” [E transmeton Buhariu].
Hafiz Ibn Haxher El-Askalanij thotë: Prej dobive të këtij hadithi është…..se lejohet të ndërpresësh mes ikametit dhe namazit, sepse fjala e tij [pastaj u fal me ta] është e qartë se ikameti nuk është përsëritur.
Ndërprerja mes ikametit dhe namazit lejohet në rast arsyeje dhe për këtë ka edhe hadithe të tjera:
Është pyetur Thabit El-Bunanij për burrin që flet pasi bëhet ikamet për namaz dhe ai ka pohuar se Enes bin Malik i ka thënë: “Është bërë ikamet dhe Profetit -alejhi selam- i doli një burrë dhe ai u mor me të pasi që u bë ikamet” E transmeton Buhariu.
Gjithashtu transmetohet nga Enesi -radiallahu anhu- se ka thënë: “Është bërë ikamet dhe profeti -alejhi selam- ishte duke biseduar me një burrë në një anë të xhamisë dhe nuk u ngrit për në namaz derisa fjetën njerëzit” E transmeton Buhariu.
Shkroi Dr Abdullah Nebolli
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen