O ju që keni besuar!
Njeriut, asgjë nuk i bën dobi më tepër sesa frikë-respekti ndaj Zotit i Cili është Një e pa rival, e siç dihet, frikë-respekti ndaj Tij është obligim për çdo njeri. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:
فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ (175)
“…po ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësojuni Mua, nëse jeni besimtarë.” Al Imran, 175.
Në një tjetër ajet, thotë:
وَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ (40)
“… dhe të më keni frikë vetëm Mua.” El Bekare, 40.
Nëse njeriu i frikësohet Allahut, Zotit të gjithësisë dhe frikë-respekti ndaj Tij ia ka pushtuar zemrën, atëherë ai do të jetë ndër njerëzit që më së tepërmi i ruhen gjynaheve. Allahu i Madhëruar thotë:
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آَدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الْآَخَرِ
قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ (27) لَئِنْ بَسَطْتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي
مَا أَنَا بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لِأَقْتُلَكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ (28)
“Lexoju atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua, ndërsa tjetrit jo. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të vras ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve” Dhe, nëse ti e zgjatë tek unë dorën tënde për të më vrarë, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të vrarë ty. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve!” El Maide, 27-28.
Shiko, o vëlla mysliman, se si ky besimtar i mirë nuk pranoi kurrsesi ta vrasë një njeri, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Allahu, pasi zemra e tij ishte e mbushur me madhërim dhe frikë-respekt ndaj Zotit. Ndryshe nga vëllai i tij, i cili nuk ia kishte frikën Allahut, e për të cilin Allahu i Madhëruar thotë:
فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ (30)
“Atëherë epshi i tij e bindi atë që ta vriste vëllanë dhe e vrau atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve.” El Maide, 30.
S’ka njeri që t’i ketë vepruar gjynahet e mëdha, veçse zemra e tij ka qenë e zbrazët prej frikë-respektit ndaj Allahut të Madhëruar, i Cili thotë:
كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ (38) إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ (39) فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءَلُونَ (40)
عَنِ الْمُجْرِمِينَ (41) مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ (42) قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ (43) وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ (44) وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ (45) وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ (46) حَتَّى أَتَانَا الْيَقِينُ (47) فَمَا تَنْفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ (48) فَمَا لَهُمْ عَنِ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ (49) كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُسْتَنْفِرَةٌ (50) فَرَّتْ مِنْ قَسْوَرَةٍ (51)
“Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhenete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Në lidhje me kriminelët (e u thonë): “Çfarë u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Ne nuk ishim prej atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqenim të varfërit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe nuk e besonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!” E tashmë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. Po çfarë kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kuranit)? Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).” El Mudethir, 38-51.
Ata i vepruan gjynahet e përmendura më sipër, vetëm pasi zemra e tyre ishte e zbrazët prej frikë-respektit ndaj Zotit. Pra, është frikë-respekti ndaj Allahut ai i cili e pengon njeriun nga gjynahet dhe punët e këqija. Në lidhje me këtë, dijetari i madh islam, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Frika ndaj Zotit e cila është e lavdërueshme, është ajo që e pengon njeriun nga të ndaluarat.”
(E citon nxënësi i tij, Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në “Medarixh es selikin”, Vëll. I, f. 567).
Dikush prej dijetarëve ka thënë: “Baza e të gjitha mirësive, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, është frikë-respekti ndaj Zotit. Ndërsa zemra në të cilën mungon frikë-respekti ndaj Zotit, është si një gërmadhë në të cilën nuk ka jetë.”
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk plotësohet adhurimi, veçse nëpërmjet frikës dhe shpresës. Frika e ndalon njeriun nga punët e këqija, ndërsa shpresa e nxit për punë të mira.”
“Tefsiru el Kurani el Adhim”, Vëll. III, f. 46.
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Zemra, në udhëtimin e saj për tek Allahu, i përngjan një shpendi, ku dashuria është koka e tij, ndërsa frika dhe shpresa janë dy krahët. Nëse koka dhe krahët i funksionojnë siç duhet, ai do të fluturojë i qetë, mirëpo, nëse koka i këputet, ai me siguri do të ngordhë. Por edhe nëse ndonjëri nga krahët këputet apo dëmtohet, ai do të jetë pre e lehtë për grabitqarët… Sidoqoftë, krahu i frikës duhet të dominojë ndaj krahut të shpresës, e nëse do të ndodhte e kundërta, zemra do të degjeneronte.”
“Medarixh es selikin”, Vëll. I, f. 570.
Allahu i mëshiroftë të parët tanë të mirë të gjeneratave të hershme, të cilët e madhëronin Allahun me përdëllim dhe frikë-respekt. Pasha Zotin, droja ndaj Allahut bënte që ata të ngriheshin nga shtrati i ngrohtë në errësirën e natës për t’u falur. Qëndronin zgjuar duke madhëruar Zotin e tyre me ngashërim, ndërsa sytë e tyre përherë ujiteshin me lot pendimi për gjynahet e kaluara, edhe pse ata ishin njerëzit më të ruajtur nga gjynahet dhe punët e këqija, pasi zemrat i kishin të mbushura me frikë-respekt ndaj Zotit të Madhëruar. Kur e tillë është gjendja e besimtarit, kur zemra e tij është e mbushur me përulje dhe frikë-respekt ndaj Zotit të gjithësisë, atëherë njeriu e ndjen ëmbëlsinë e Kuranit, e në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:
وَأَنْذِرْ بِهِ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْ يُحْشَرُوا إِلَى رَبِّهِمْ لَيْسَ لَهُمْ مِنْ دُونِهِ
وَلِيٌّ وَلَا شَفِيعٌ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ (51)
“Ti tërhiqu vërejtjen me këtë (Kuran) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse përveç Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.” El En’am, 51.
Në një tjetër ajet, thotë:
فَذَكِّرْ بِالْقُرْآَنِ مَنْ يَخَافُ وَعِيدِ (45)
“Ti këshilloje me këtë Kuran atë që i ka frikë kërcënimit Tim.” Kaf, 45.
Po ashtu thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لَيَبْلُوَنَّكُمُ اللَّهُ بِشَيْءٍ مِنَ الصَّيْدِ تَنَالُهُ أَيْدِيكُمْ
وَرِمَاحُكُمْ لِيَعْلَمَ اللَّهُ مَنْ يَخَافُهُ بِالْغَيْبِ…
“O ju që besuat, Allahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t’u dalluar tek Allahu ai që i frikësohet Atij në fshehtësi (në bazë besimi).” El Maide, 94.
Ai i cili i frikësohet Allahut me sinqeritet, Ai do t’i mjaftojë atij për gjithçka, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Allahu do ta përfshijë atë me mbrojtjen e Tij, duke ia larguar çdo të keqe dhe duke e poshtëruar armikun e tij. Madje, Ai do ta bëjë atë mbizotërues në tokë. Allahu i Madhëruar thotë:
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُمْ مِنْ أَرْضِنَا أَوْ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَا فَأَوْحَى
إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ الظَّالِمِينَ (13) وَلَنُسْكِنَنَّكُمُ الْأَرْضَ مِنْ بَعْدِهِمْ
ذَلِكَ لِمَنْ خَافَ مَقَامِي وَخَافَ وَعِيدِ (14)
“Ata që mohuan të dërguarit e vet i thanë: ‘Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!’ E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: ‘Ne gjithsesi do t’i shkatërrojmë zullumqarët’. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) ia mundësuam atij që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.” Ibrahim, 14.
Ai që i frikësohet Allahut, Ai do ta sigurojë atë në Ditën e Gjykimit dhe do ta bëj prej banorëve të parajsës së praruar. Allahu i Madhëruar thotë:
وَقَالُوا لَنْ يَدْخُلَ الْجَنَّةَ إِلَّا مَنْ كَانَ هُودًا أَوْ نَصَارَى تِلْكَ أَمَانِيُّهُمْ قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ
إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ (111) بَلَى مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ
عِنْدَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (112)
“Ata edhe thanë: ‘Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhenet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre!’ Thuaju: ‘Sillni argumentin tuaj (në lidhje me atë që thoni) po qe se jeni të drejtë?’ Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, e as nuk kanë pse të mërziten.” El Bekare, 11-12.
Në një tjetër ajet, Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَا نُرْسِلُ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ فَمَنْ آَمَنَ وَأَصْلَحَ
فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (48)
“Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe, por vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.” El En’am, 48.
Po ashtu, thotë:
وَمَنْ يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتِ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَا يَخَافُ ظُلْمًا وَلَا هَضْمًا (112)
“Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).” Ta Ha, 112.
Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nga ajo që transmeton nga Zoti i tij (hadith kudsij) ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: ‘Betohem për Krenarinë time! Nuk ia bashkoj robit tim, dy frika dhe dy rehati. Nëse ai më frikësohet në dynja (në jetën e kësaj bote), do ta siguroj në Ditën e Kiametit, e nëse ai e siguron veten nga unë në dynja, do ta frikësoj në Ditën e Kiametit.”
E transmeton Ibën Hibani në “El Mevarid” me nr. 2494. E ka saktësuar El Albani në “Es Sahiha” me nr. 742.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve