Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes?
Imam Ebu Hanifeh, dhe imam Malik kanë mendimin se nuk këndohet Fatihaja në namazin e xhenazes, por vetëm bëhet dua dhe salavatet. Dhe kjo ka qenë vepra e Ibn Umerit, i cili nuk ka kënduar Fatihanë në këtë namaz, dhe Imam Maliku thotë që me këtë veprohet në vendin tonë, dmth në Medine, nuk e këndojnë Fatihanë.
Ndërsa imam Shafiu dhe Ahmedi kanë mendimin se duhet kënduar Fatihaja, sepse namazin e xhenazes e kanë konsideruar namaz si gjithë namazet e tjera (përderisa fillon me tekbir dhe mbaron me selam), dhe Fatihaja është shtyllë e namazit, e pa të s’ka namaz, siç ka ardhur në hadith. Dhe kjo është vepra e Ibn Abbasit i cili ndonjëherë gjatë xhenazes e këndonte Fatihanë me zë që ta dëgjonin të tjerët dhe thoshte: “Që ta dinë se është sunet.” (Bukhari: 1249).
Por këtu kanë thënë: nuk është qëllim definicioni i këtij termi: dmth sipas ndarjes që i kanë bërë fukahatë më vonë duke i ndarë adhurimet në: farz: të detyruara; dhe sunet: e shpërblyer nëse veprohet. Por për të treguar se i Dërguari – sal lall llahu alejhi ue sel lem – e ka kënduar, ndërsa obligueshmëria përftohet nga hadithi: S’ka namaz pa Fatiha.
(Shiko: “Bidajetul muxhtehid”)
Ndërsa Shejkhul Islam ka mendim të mesëm në këtë çështje, thotë: Është sunet këndimi i Fatihasë e nëse nuk e këndon atë dhe vetëm bën lutje kjo është e lejuar.
“El fetaua el kubra” 2/121.
Nga bashkëkohorët që e kanë konsideruar detyrë leximin e Fatihasë janë: Ibn Bazi dhe Uthejmini, Allahu i mëshiroftë të gjithë dijetarët tanë.
Them: Përderisa sahabët dhe 4 medh’hebet kanë pasur dy mendime në këtë çështje ajo është e gjerë, edhe pse vet anoj nga detyreshmëria. Sidoqoftë këndimi i Fatihasë është më mirë për tju larguar diskutimit e për të qenë të qetë. Allahu e di më së miri.
Emin Bilali
Dosje: namazin e xhenazes
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij