Hasen el Basrij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nuk ka njeri që i sheh mirësitë e Allahut mbi të, dhe thotë : ‘Elhamdu lil-lah el ledhi bi ni’metihi tetimmus-salihat” (Falënderimi i takon Allahut, me mirësinë e të Cilit arrihen gjithë të mirat e kësaj bote e të tjetrës), veçse do ta pasurojë Allahu i Lartësuar (ose do ta bëjë të mos ketë nevojë për askënd), dhe do tja shtojë mirësitë.”
“Hiljetul eulija” 1857.
Ndërsa Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush nuk falënderon për mirësitë, i është paraqitur rrezikut të zhdukjes së tyre, ndërsa ai që falënderon për to i ka lidhur ato fort me litarin e tyre.”
Mos u habit, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nëse falënderoni do t’ua shtoj, e nëse i mohoni ato dënimi Im është i dhembshëm.” | Ibrahim.
Çfarë është mirësi? Çdo të mirë që zotëron: besim të saktë, shëndet, rehati, shtëpi, familje, fëmijë, dituri, pasuri, çdo ditë që shikon, dëgjon, ecën, pa dhimbje ose me dhimbje të lehta, ato ditë nuk i numërojmë dot!? Mbulimi i turpeve dhe gjynaheve derisa ta demaskosh vet veten me këmbëngulje në to dhe me mungesë pendimi dhe kërkimfalje!
I ke të gjitha nga Zoti!
Argument për këtë?
Kur të ikin, të gjitha ia kërkon Zotit tënd! Kur i ke, nuk ua di vlerën sa duhet.
Haseni, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kush nuk i shikon mirësitë e Allahut ndaj tij veçse ushqimet, ato që pi, ato që vesh, dituria e tij është e pakët dhe dënimi i tij është afruar!”
Si mbyllet kjo?
Me duanë profetike të begatë, si çdo lutje që kemi në këtë sunet të shpallur nga Allahu i Gjithëmëshirshëm e që ne i neglizhojmë: “O Allah, më ruaj nga ikja e mirësive të Tua, nga ndërrimi i shpëtimit (me mundime), nga hakmarrja jote e befasishme dhe nga zemërimi Yt!
Emin Bilali
Dosje: falenderimi, Mirësia
Të Ngjashme
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Udha e Besimtarëve
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve