Shembuj të qëndresës në besim
Titulli në origjinal: “Ehsenu el bejan min mevakifi ehli el iman“
Autor: Ebu Islam Salih bin Ta Ha ABDUL-UAHID
Përktheu: Edmond AJDINI
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut. Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej ligësisë së shpirtrave tanë dhe të këqijave të punëve tona.
Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush ta humbasë dhe atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka kush ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një të Vetëm e të Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja e Allahut dhe bekimet e pashtershme qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ (102)
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا
وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ
إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا (1)
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا (70) يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ
وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا (71)
Vëllezër besimtar!
Besimi nuk është me pretendime e as me hamendje.
Besimi është fjalë që thuhet me gjuhë, është bindje në zemër dhe është punë me gjymtyrë. Besimi shtohet kur njeriu bën punë të mira dhe pakësohet kur bën punë të këqia.
Besimi është mirësi e madhe nga Allahu i Madhëruar. Kur ai zë vend në zemër, i ndryshon ato. Besimi ia ndryshon njeriut fjalët dhe veprat, madje ai i ndryshon atij krejt qellimin e jetës.
Vëllezër besimtar!
Nëpërmjet besimit njeriu arrin dobi të shumta, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Prej këtyre dobive përmendim:
- Qetësia dhe siguria. Qetësinë dhe sigurinë nuk e gëzon kush përveç besimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë:
الَّذِينَ آَمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ (82)
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. El En’am 82
- Jetesa e mirë dhe rehatia e zemrës, e këto nuk i gëzon kush përveç atyre që janë besimtar. Allahu i Madhëruar thotë:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً
وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (97
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i mundësojmë atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. [En Nahl 97]
Ndërsa në një ajet tjetër thotë:
الَّذِينَ آَمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ (28)
Ata që besuan dhe kur përmendet Allahu zemrat e tyre qetësohen.
Sepse vërtet, me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.
Err Rra’d 28
- Shejtani nuk ka asnjë pushtet mbi besimtarët e sinqertë. Allahu i Madhëruar thotë:
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ (99)
إِنَّمَا سُلْطَانُهُ عَلَى الَّذِينَ يَتَوَلَّوْنَهُ وَالَّذِينَ هُمْ بِهِ مُشْرِكُونَ (100)
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë. En Nahl 99-100
- Allahu i Madhëruar i garanton besimtarëve mbrojtje dhe siguri. I Madhërishmi thotë:
إِنَّ اللَّهَ يُدَافِعُ عَنِ الَّذِينَ آَمَنُوا
S’ka dyshim që Allahu i mbron ata të cilët besuan El Haxhxh 38
Po ashtu thotë:
أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (62)
الَّذِينَ آَمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (63)
S’ka dyshim se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Junus 62-63
Allahu i Madhëruar në hadithin kudësij ka thënë: “Kush e armiqëson një të dashurin tim, unë atij i kam shpallur luftë” Buhariu
- Prej dobive që besimtari i arrin nëpërmjet besimit është edhe shpërblimi i madh dhe përgëzimi të cilin ai e gjen në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar thotë:
وَسَوْفَ يُؤْتِ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ أَجْرًا عَظِيمًا (146)
“Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.” En Nisa 146
Në një tjetër ajet thotë:
وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ بِأَنَّ لَهُمْ مِنَ اللَّهِ فَضْلًا كَبِيرًا (47)
E përgëzoi besimtarët se prej Allahut ata kanë nderim të madh. El Ehzab 47
- Prej dobive që besimtari i arrin nëpërmjet besimit është edhe vëllazëria e sinqertë si dhe bashkimi i tyre ndërmjet veti, e këtë nuk e gëzon kush tjetër përveç besimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër” El Huxhurat 10
Po ashtu i Dërguari i Allahut (Sal lallahu alejhi ue sel lem!) ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit”
Gjithashtu ka thënë: “Besimtarët ndërmjet veti janë si një ndërtesë, ku të gjitha pjesët e shtrëngojnë njera-tjetrën.”
Vëllezër besimtar!
Ka prej njerëzve që e pretendojnë besimin, por që në të vërtetë nuk janë besimtar. Ashtu siç në lidhje me ta, Allahu i Madhëruar thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آَمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الْآَخِرِ وَمَا هُمْ بِمُؤْمِنِينَ (8) يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آَمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ (9) فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ فَزَادَهُمُ اللَّهُ مَرَضًا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ (10)
Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, përveç vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm. El Bekare 8-10
Pra, ka prej njerëzve që e pretendojnë besimin, por që në të vërtetë nuk janë besimtar.
Për këtë, Allahu i Madhëruar nuk i la njerëzit pa i sprovuar ata. Ai i sprovon ata në mënyrë që të dallohet ai i sinqërti në besimin e tij, prej atij i cili është dyfytyrësh, hipokrit.
I Madhëruari thotë:
أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آَمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ (2) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ
مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ (3)
A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët. El Ankebut 2-3
Pikërisht kur vjen sprova e Allahut, aty vihet në dukje besimi i besimtarit dhe hipokrizia e dyfytyrëshit. E në lidhje me këtë po përmendim disa shembuj:
Ky është qëndrimi i besimtarëve të sinqertë dhe qëndrimi i hipokritëve gënjeshtar kur ata thirren për të gjykuar mes tyre Allahu dhe i Dërguari i Tij…
Për sa i përket qëndrimit të besimtarëve të sinqertë, Allahu i Madhëruar thotë:
إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَنْ يَقُولُوا
سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (51)
Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit. En Nur 51
Vëllezër besimtar, eja të shohim se cili është qëndrimi i hipokritëve gënjeshtarë kur ata i thërret që mes tyre të gjykoi Allahu dhe i Dërguari i Tij (Sal lallahu alejhi ue sel lem!)…
Në lidhje me ta, Allahu i Madhëruar thotë:
وَإِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِنْهُمْ مُعْرِضُونَ (48)
وَإِنْ يَكُنْ لَهُمُ الْحَقُّ يَأْتُوا إِلَيْهِ مُذْعِنِينَ (49)
E kur ata thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen thirrjes. Po nëse është që e drejta u takon atyre, ata i shkojnë atij të bindur e me respekt. En Nur 48-49
Po ashtu, Allahu i Madhëruar thotë:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَى مَا أَنْزَلَ اللَّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ رَأَيْتَ الْمُنَافِقِينَ
يَصُدُّونَ عَنْكَ صُدُودًا (61)
Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti Allahu dhe te i Dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën. En Nisa 61
Le të shohim se cili është qëndrimi i besimtarëve të sinqertë dhe qëndrimi i hipokritëve gënjeshtar gjatë zbritjes së Kurani, gjatë leximit apo dëgjimit të tij.
Zbritja e Kuranit, leximi dhe dëgjimi i tij besimtarëve ua shton edhe më tepër besimin, i përgëzon dhe i lumturon ata. Ndërsa hipokritëve gënjeshtar ua shton edhe më tepër mllefin dhe ndytësinë në zemrat e tyre. Për këtë, Zoty ynë thotë:
وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آَمَنُوا
فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ (124) وَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ
فَزَادَتْهُمْ رِجْسًا إِلَى رِجْسِهِمْ وَمَاتُوا وَهُمْ كَافِرُونَ (125)
E kur zbret ndonjë sure, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e sures) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë. Et Teube 124-125
Ejani të shohim se cili është qëndrimi i besimtarëve të sinqertë dhe qëndrimi i hipokritëve gënjeshtar në fushë betejë, atëherë kur jobesimtarët bashkohen nga të gjitha anët për t’i luftuar muslimanët.
Për sa i përket qëndrimit të besimtarëve të sinqertë, Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَمَّا رَأَى الْمُؤْمِنُونَ الْأَحْزَابَ قَالُوا هَذَا مَا وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ
وَصَدَقَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَمَا زَادَهُمْ إِلَّا إِيمَانًا وَتَسْلِيمًا (22)
E kur muslimanët e panë ushtrinë e armikut, thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan neve, e Allahu dhe i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen. El Ahzab 22
Ky pra ishte qëndrimi i besimtarëve, vetëm sa ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
A thuaj vallë se cili qe qëndrimi i hipokritëve gënjeshtarë, Allahu i Madhëruar na tregon për ta:
وَإِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ مَا وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ إِلَّا غُرُورًا (12) وَإِذْ قَالَتْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ يَا أَهْلَ يَثْرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمْ فَارْجِعُوا وَيَسْتَأْذِنُ فَرِيقٌ مِنْهُمُ النَّبِيَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوْرَةٌ وَمَا هِيَ بِعَوْرَةٍ إِنْ يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارًا (13)
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “Allahu dhe i Dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!” Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e të Dërguarit të Allahut, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura!” Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin. El Ahzab 12-13
Nes’elullah-el Adhim, Rabbel Arshi-l Adhim en juthebbitene aindel ibtile’i uel fiten. Innehu veliju dhelike uel Kadiru alejh.
Ekulu kauli hadha, ue estagfirullahe lii ue lekum!
Elhamdu lilahi Rabbil Alemin, uel akibetu lil muttekin, ue la udvane il-la aladh Dhalimin.
Ue esh’hedu enl-la ilahe il-lAllahu, Veliju esalihin, ue esh’hedu enne Muhameden abduhu ue Rasuluh!
Vëllezër besimtar!
Kështu bën besimi kur ai zë vend në zemrën e besimtarit. Nëse Allahu e sprovon atë, ai nuk bie, por qëndron i patundur sikur malet.
Pra siç e thame edhe më parë, Besimi është mirësi e madhe nga Allahu i Madhëruar. Kur ai zë vend në zemër, i ndryshon zemrat, ia ndryshon njeriut fjalët, veprat, madje ai i ndryshon atij krejt qellimin e jetës.
E bën atë…, nga një njeri i rëndomtë, i cili nuk lodhet së renduri pas dynjasë, natën dhe ditën; kur besimi zë vend në zemrën e tij, e bën atë një njeri të ri, e bën të shohi lart, të kërkoj kënaqësinë e Zotit të tij dhe xhennetin.
Allahu i Madhëruar ua përkujton besimtarëve mirësinë e besimit, pasi ajo me të vërtetë është mirësi e madhe.
Allahu i Madhërur, duke ia drejtuar Fjalën e Tij Profetit (Sal lallahu alejhi ue sel lem!), thotë:
يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا قُلْ لَا تَمُنُّوا عَلَيَّ إِسْلَامَكُمْ بَلِ اللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ
أَنْ هَدَاكُمْ لِلْإِيمَانِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ (17)
Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. El Huxhurat 17
Po ashtu, Allahu i Madhëruar kërkon që besimtarët t’i jenë mirënjohës Atij, për faktin që Ai ua zbukuroi atyre besimin në zemrat e tyre.
وَلَكِنَّ اللَّهَ حَبَّبَ إِلَيْكُمُ الْإِيمَانَ وَزَيَّنَهُ فِي قُلُوبِكُمْ
Por Allahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë
në zemrat tuaja [El Huxhurat : 7]
Lus Allahun e Madhëruar, të na e bëj imanin të dashur dhe të na e zbukuroj atë në zemrat tona!
Allahume inna nes’eluke ridake uel xhenneh, ue neudhubike min sekhatike uu enar!
Allahume ruddel muslimine ila dinike raden xhemilen!
Allahume eaizel Islame uel muslimin, ue edhil-le shirke uel mushrikin.
Allahume men erade bil Islami uel muslimine hajran, fe uefik’hu li kuli hajr! Ue khudh bi jedih!
Ue men erade bil Islami uel muslimine suu’en, fe khudh-hu ekhdhe Azizin Muktedir!
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve