Imani është fjalë, vepër dhe bindje

August 9, 2016

Imani është fjalë, vepër dhe bindje

që shtohet me punë të mira dhe pakësohet me gjynahe

Prej parimeve bazë të pasuesve të sunetit dhe xhematit është se imani është fjalë, vepër dhe bindje, shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me gjynahe. E nuk është imani fjalë dhe vepër pa bindje në zemër, sepse ky është besimi i hipokritëve. Nuk është thjeshtë njohje, pa fjalë dhe vepër, sepse ky është besimi i atyre që nuk kanë fe. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse në vetët e tyre ishin të bindur për vërtetësinë e tyre.”[1]

Në një tjetër ajet thotë:

Në të vërtetë, ata nuk të përgënjeshtrojnë ty, por të padrejtët mohojnë argumentet (shpalljet) e Allahut.”[2]

Po ashtu, i Madhëruari thotë: “E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse ishin të zgjuar e të aftë.[3]

Po ashtu, besimi nuk është vetëm bindje në zemër apo bindje dhe fjalë pa vepra, sepse i tillë është besimi i murxhive.[4] Allahu i Madhëruar në shumë raste veprat i quan besim. Allahu i Madhëruar thotë:

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilët  kur përmendet Allahu, zemrat e tyre frikësohen dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten. Ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë. S’ka dyshim se ata janë besimtarët e vërtetë.”[5]

Po ashtu, Allahu i Madhëruar thotë:

Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj.[6] D.m.th.: namazin tuaj në drejtim të Kudsit. Pra, e quajti namazin besim.

“Min Usuli Akideti ehlis Suneh uel Xhema’ah”

Autor: Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Neml, 14.

[2] En’am, 33.

[3] Ankebut, 38.

[4] Zejd bin ez Zerka transmeton nga Sufjan eth Theuri se ka thënë: Dallimi ndërmjet nesh dhe murxhive është në tri çështje:

  1. Ne themi se besimi është fjalë dhe vepër, ndërsa ata thonë se besimi është fjalë dhe jo vepër.
  2. Ne themi se besimi shtohet dhe pakësohet, ndërsa ata thonë se besimi nuk shtohet dhe as nuk pakësohet.
  3. Ne themi se nifaku (dyfytyrësia) ekziston, ndërsa ata thonë se nuk ka nifak.” “Sherhu Kitabil Iman” Imam Buhariu”. Ibën Rexheb el Hanbeli, (Sh.p)

[5] El-Enfal, 2-4.

[6] El-Bekare, 143.

Loading...