Ibnul Arabi shoqërohej me librat

April 24, 2017

Ibn Abdulberri sjell me zinxhirin e tij të transmetimit në “Xhamiu bejanil ilmi ue fadlih”, se Ahmed ibn Muhammed ibn Shuxha dërgoi shërbëtorin e vet tek Ebu Abdullah ibnul Arabij – autori i librit “El gharib” – që t’i kërkonte të vinte tek shtëpia e tij. Shërbëtori u kthye tek ai dhe i tha:

Ia përcolla ftesën tënde dhe ai mu përgjigj: Kam disa njerëz prej arabëve, kur të mbaroj punë me ta do të vij. Por unë nuk pashë askënd tek ai veç disa librave të hapur përpara tij ku lexonte. Një herë shikonte tek njëri e një herë tek tjetri. Pastaj ai erdhi dhe Ebu Ejubi i tha: O Ebu Abdullah! Subhanallahil adhim (fjalë që thuhet në rast habie që do të thotë: I patëmeta është Allahu Madhështor), u vonove dhe na privove nga shoqëria jote dhe shërbëtori më tha se nuk pa askënd tek ti! Dhe i the atij se jam me disa njerëz prej arabëve, kur të mbaroj punë me ta do të vij.
Ibnul Arabij iu përgjigj me këto vargje:

“Ne qëndrojmë me disa njerëz që nuk bezdisemi nga fjalimi me ta.
Të mençur, ndihesh i sigurtë prej tyre, në prani dhe në mungesë.
Na bëjnë dobi me diturinë e tyre dhe dituritë e kaluara.
Të logjikshëm, edukues, me mendime të drejta.
Pa u frikësuar se mos bëhen sprovë për ne, apo bashkëjetesë e keqe.
Nuk frikësohemi prej gjuhës e as prej dorës së tyre.
Nëse i quan të vdekur ti nuk gënjen,
por edhe po i quajte të gjallë prapë nuk po rren.”

“Nxitësi për lexim dhe kërkim të diturisë” fq. 48-49.

Loading...