Cila është këshilla juaj për studentin, i cili ka shumë nevojë për martesë por nuk ka mundësi (financiare) të martohet dhe e ka të vështirë agjërimin?
Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “O ju të rinj, kush ka mundësi prej jush të martohet le të martohet, ndërsa kush nuk ka mundësi le të agjërojë.”
Le të meditojmë pak së bashku mbi këtë hadith. Profeti është më i mëshirshëm me ne se sa ne me vetet tona – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – flijofsha për të nënën dhe babain tim. Poe edhe ruajtja e nderit është detyrë.
Kur tha: “O ju të rinj, kush ka mundësi prej jush të martohet le të martohet, ndërsa kush nuk ka mundësi le të agjërojë.” Në këtë aludohet se nuk ka shërim të ligjëruar për këtë veç agjërimit. Hadithi nëpërmjet shenjës na tregon se masturbimi është i ndaluar, sikur ilaçi të ishte masturbimi do ta kishte përmendur atë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – , por ai tha; “… le të agjërojë”.
Realisht ne kemi nevojë ta rishikojmë çështjen e martesës. Sheriati nxit për martesën e hershme. Pengesat që gjenden në rrugën e martesës, gjërat plotësuese, jeta ideale me pasuri të shumta, dhe se njeriu nuk duhet të martohet veçse nëse është i pasur, janë gjëra ideale (utopike) në të cilat kemi filluar të kopjojmë perëndimin. Përndryshe, martesa është më e lehtë se kaq. Nëse të vjen dikush tek i cili pëlqen fenë dhe moralin e tij dhe paguan mehrin (dhuratën ndaj gruas), është detyrë për ty që ta martosh (t’ja japësh vajzën apo djalin sipas kërkuesit). Nëse është i varfër Allahu e pasuron atë me martesë.
Gjithashtu, lejohet fetarisht që t’i jepet zekati atij që ka nevojë për martesë dhe i cili nuk ka pasuri për t’u martuar. U lejohet të pasurve t’ua paguajnë zekatin këtyre që janë në këtë gjendje. Në këtë gjë ka ruajtje të nderit të shoqërisë, në këtë ka mirësi dhe bereqet.
Pra është detyrë për ty o student që të ulësh shikimin, e ke detyrë të ruash organin tënd gjenital (prej imoralitetit), dhe e ke detyrë të ruash nderin tënd derisa të të pasurojë Allahu i Lartësuar prej mirësisë së Tij. (Sh.p. “Dhe kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i bëjë atij rrugëdalje.”) (Talak: 2)
Shejh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.
Allahu i Lartësuar e di më mirë!
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen