Qëndrueshmëria në Sunet ka nevojë për kuptimin e sahabëve
Shejh Sulejman Er-Ruhejli (Allahu e ruajtë!) ka thënë: Transmetohet nga El-Irbad bin Sarije (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut, për dëgjim dhe bindje edhe nëse u urdhëron një rob. Sepse ai që do jetojë prej jush ka për të parë kundërshtime të shumta, prandaj kapuni fort pas Sunetit tim dhe sunetit të prijësve të drejtë e të udhëzuar. Kapuni fort pas tij me dhëmballë. Kini kujdes nga çështjet e shpikura sepse çdo risi (bidat) është humbje.”[1]
Medito në këtë fjalim të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se kujt i drejtohet me të? Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u drejtohet me këtë sahabëve (radijAllahu anhum) duke u thënë atyre: “ai që do jetojë prej jush” d.m.th. kush do ketë jetë të gjatë pas meje në këtë umet “ka për të parë kundërshtime të shumta”. Pra, ka për të parë përçarje.
Por, kush është detyra (në këtë rast)?
“Prandaj kapuni fort pas Sunetit tim”, pra kapuni fort mbas sunetit tim.
Pastaj Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “dhe sunetin e prijësve të drejtë e të udhëzuar”. Dijetarët thonë: Kapja fort mbas Sunetit të Profetit është i mjaftueshëm, por Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha; “dhe sunetin e prijësve të drejtë e të udhëzuar” që t’a dimë se qëndrueshmëria në Sunet ka nevojë për kuptimin e sahabëve. Jo çdokush që lexon një hadith e kupton atë në formën e saktë, porse kuptimi i saktë është kuptimi i shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Pastaj sqaroi se kundërshtimi i asaj në të cilën kanë qenë sahabët (radijAllahu anhum) është rruga e humbjes, duke thënë: “E kini kujdes nga çështjet e shpikura”. Ato janë çështjet të cilat u shpikën pas sahabëve (radijAllahu anhum), të cilat e përçajnë umetin në grupacione; “sepse çdo risi (bidat) është humbje.”
“Usulu Ehlis-Sunneh Hidajetun ue Emanun.”
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————–
[1] Shënon Ahmedi (17142), Ebu Daudi (4607), Tirmidhiu (2676), Ibën Maxhe (42, 43, 44), Bejhakiu në “Es-Sunenu El-Kubra” (20338) dhe teksti është i tij. Tirmidhiu ka thënë: “Hasen Sahih”. Hadithin e ka konsideruar të saktë Shejh Albani në “El-Irvau” (2455).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve