Ibën Tejmije dhe Perëndimorët

September 9, 2020

Perëndimorët studiojnë personalitetin e Ibën Tejmijes dhe librat e tij në universitetet e tyre, ndërsa ndjekësit e tyre kanë qëndrim të kundërt me ta.

Thotë shejhu i nderuar  Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë:

Është trishtuese dhe për të ardhur keq të gjesh drejtësi tek perëndimorët dhe të mos e gjesh atë te muslimanët. Tek Allahu ankohemi për qënien të huaj të Islamit dhe të sunetit.

Me këtë rast kam lexuar një lajm ku përmendej se: Perëndimi dhe orientalistët i studiojnë librat e Ibën Tejmijes – sidomos kohët e fundit – dhe shprehin mahnitjen e tyre me këtë burrë. Për këtë mbajnë edhe leksione ku u shpjegojnë njerëzve gjenialitetin e këtij njeriu ndaj të cilit janë të pavëmendshëm pjesëtarët e umetit të tij.

Orientalisti francez Henri Laust (1905-1983) ka shkruar librin me titull “Teoritë e Ibën Tejmijes në sociologji dhe politikë”. Këtë e ka shpërndarë studenti i tij Xhorxh Makdesij në librin e tij “Islami hanbelij”, i cili është përmbledhja e katër leksioneve që ai i ka mbajtur në vitin 1969, pastaj ato janë përkthyer në arabisht.

Njëri prej orientalistëve mendon se Ibën Tejmije ishte vërtetë njeri shumë i zgjuar, sa që nuk është përsëritur si ai në historinë e muslimanëve. Madje ai nuk ka të ngjashëm në asnjërin prej popujve të tjerë.

Henri Lauset mendon se libri “Politika fetare” (Es sijasetush sher’ijeh) i Ibn Tejmijes, ka qenë manuali i shtetit të Memalikëve në kohën e sundimit të Kalaunit, i cili e zbatonte atë gërmë për gërmë, në kohën e lulëzimit të sundimit të tyre. (sh.p. Memalikët sunduan Egjiptin, Hixhazin dhe Shamin në vitet: 1250 – 1517.)

Orientalistja gjermane Kouxh Xhelin ka studiuar analizat kritike që i ka bërë Ibn Tejmije filozofisë së Aristotelit, dhe ka studiuar nëse është ndikuar realisht civilizimi perëndimor prej atyre kritik-analizave të cilat prodhuan metodologjinë eskperimentale mbi të cilën është ndërtuar civilizimi perëndimor.

Orientalisti Xhon Hover thotë se Ibn Tejmije është personalitet bashkëkohor që qëndron diku mes fillimit të Islamit dhe të tashmes së tij, dhe se ai është njeriu që u ka bërë replikat më të forta feve të tjera nga rradhët e muslimanëve, dhe se ai ka mbajtur qëndrim kundër varreve dhe lutjeve tek to, gjë e cila i shkaktoi probleme të shumta.

Kon nga Universiteti i Oksfordit thotë për Ibn Tejmijen se ai është i pari që rrëzoi filozofinë e Aristotelit, e cila ishte shkaku i vonimit të lulëzimit europian përpara se t’a hidhnin poshtë atë vet europianët. Ai e përshkruan gjithashtu atë si njërin prej mendimtarëve më prodhimtarë në kohën Islame.

Libri “Ibn Tejmija dhe koha e tij” – i cili u botua së pari në 2010 nga Shtëpia botuese e Universitetit të Oksfordit – konsiderohet një prej librave më të spikatur që flasin për Ibn Tejmijen në vështrimin e akademive perëndimore, për shkak të studiuesve të shumtë që kanë punuar në të. Aty bëjnë pjesë specialistë të jurisprudencës Islame (fikhut), të besimit Islam, të historisë së mendimit Islam, të kundërshtimit ndaj filozofëve etj.

Këta janë disa nga Universitetet perëndimore të cilat studiojnë veprat e Ibën Tejmijes:

Universiteti Xhorxh Taun
Universiteti Indiana
Universiteti Kornel
Universiteti i Notingamit
Universiteti i Stendfordit.

Imagjinoni tani mentalitetin e kritikëve të tij sipërfaqësorë, veçanërisht prej ateistëve arabë, në një kohë kur “zoti” i tyre Perëndimi garon me kohën për të përfituar nga thesaret e tij të shtrenjta.

O ti që godet me brirë malin,
Na vjen keq për brirët e tu e jo për malin.

“El eghalit fil merasim es sultanijeh” 2/ 1015-1016.

Përshtati: Emin Bilali

Loading...