Kapitulli: Obligueshmëria e thirrjes në dëshminë ‘La ilahe il-lAllah’ – (Teuhid).
Fjala e Allahut të Lartësuar:
قُلْ هَٰذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ ۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي ۖ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ
‘Thuaj (o Muhammed): Kjo është rruga dhe thirrja ime me të cilën ftoj tek Allahu (njësimi i Tij në adhurim) bazuar në dije të saktë (dhe të mbështetur në argumenta), unë dhe ata të cilët më kanë besuar dhe më ndjekin. I pa të meta, pa mangësi, pa dobësi dhe pa ortak në asnjë aspekt është Allahu! Unë nuk jam prej idhujtarëve!’
Surja Jusuf: 108
______________________
Arsyeja e vendosjes së këtij kapitulli në Librin e Teuhidit:
Autori (Allahu e mëshiroftë) përmendi në kapitujt e mëparshëm Teuhidin, vlerën e tij dhe frikën që duhet pasur nga e kundërta e Teuhidit (shirku). Ai përmend në këtë kapitull se duhet që njeriu të mos mjaftohet me veten e tij por e ka detyrë të ftojë tek Allahu me urtësi dhe këshillë të mirë, siç është rruga e Profetëve dhe ndjekësve të tyre.
‘الدعاء – thirrjes’: thirrja dhe ftesa e njerëzve.
‘në dëshminë ‘La ilahe il-lAllah’: tek Teuhidi, njësimi i Allahut, besimi në Allahun dhe në çfarë sollën Profetët e Tij, gjëra për të cilat tregon dhe fton tek ato kjo dëshmi.
‘Thuaj’: kjo fjalë i drejtohet Profetit ﷺ.
‘Kjo’: kjo thirrje tek e cila thërras, kjo rrugë tek e cila jam.
‘سَبِيلِي’: Rruga dhe thirrja ime.
‘ftoj tek Allahu’: tek Teuhidi dhe njësimi i Allahut; jo tek ndonjë përfitim material, as në arritje pushteti, as tek ndonjë grup, sekt apo parti.
‘bazuar në dije të saktë’: bazuar në dije të saktë dhe në argumenta logjike dhe fetare. البصيرة është dija me të cilën bëhet dallimi mes të vërtetës nga e kota, devijimi.
‘dhe ata të cilët më ndjekin’: ata të cilët më kanë besuar. Lidhësja ‘dhe’ mund të japë kuptimin: Unë ftoj tek njësimi i Allahut bazuar në dije të saktë, dhe gjithashtu ata të cilët më ndjekin mua ftojnë tek njësimi i Allahut bazuar në dije të saktë. Mund të ketë edhe kuptimin: Unë dhe ndjekësit e mi jemi të bazuar në dije të saktë. Konstatimi përfundimtar pas studimit të çështjes është se i ka të dyja kuptimet: ndjekësit e tij ﷺ janë të bazuar në dije të saktë dhe gjithashtu ftojnë tek Allahu.
‘سُبْحَانَ اللَّهِ’: e madhëroj Allahun dhe e konsideroj të pastër dhe larg pasjes se ndonjë ortaku në pushtetin e Tij, apo ndonjë të adhuruari që meriton të adhurohet krahas Allahut.
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:
Allahu urdhëron të Dërguarin e Tij që t’u tregojë njerëzve se rruga dhe suneti i tij është thirrja tek fjala ‘La ilahe il-lAllah’ bazuar në dije të saktë, bindje dhe argumenta. Gjithashtu, çdokush i cili e ndjek atë ﷺ fton tek ajo e cila fton edhe ai ﷺ bazuar në dije, bindje dhe argumenta. Ai ﷺ dhe ndjekësit e tij e konsiderojnë Allahun dhe deklarojnë për Të se është i pastër dhe larg pasjes ndonjë ortak në pushtetin dhe në adhurimin e Tij, dhe deklarojnë distancim plotësisht dhe mospasje lidhje me këdo i cili bën shirk (me të dhe aktivitetet e tij), qoftë ky edhe personi më i afërt.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:
Allahu përmend rrugën e Profetit ﷺ dhe ndjekësve të tij e cila është thirrja tek dëshmia ‘La ilahe il-lAllah’ bazuar në dije të saktë. Në këtë ajet bëhet e qartë obligueshmëria e thirrjes tek dëshmia ‘La ilahe il-lAllah’ e cila është tema e këtij kapitulli.
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga ajeti:
1- Thirrja tek shprehja ‘La ilahe il-lAllah’ është rruga e Profetit ﷺ dhe ndjekësve të tij.
2- Është detyrë për thirrësin të jetë i pajisur me dije në lidhje me atë në të cilën i fton njerëzit dhe
në lidhje me atë nga e cila i ndalon njerëzit.
3-Përkujtim dhe tërheqje vërejtje në lidhje me sinqeritetin në adhurim, dedikimin e sinqertë të
thirrjes për Allahun (thirrja është adhurim dhe bëhet vetëm për Allahun). Thirrësi nuk duhet të
ketë synim tjetër përveç Fytyrës së Allahut (dhe shpërblimit të Tij). Nuk duhet të synojë me
thirrjen fitim pasurie, arritje të ndonjë posti e pozite, lavdërim të njerëzve, apo të ftojë tek
ndonjë sekt, grup apo parti.
4- Pajisja me dije të saktë është detyrë sepse ndjekja tij ﷺ nuk realizohet pa pasur dije të saktë
dhe bindje.
5- Mirësia e Teuhidit. Teuhidi është konsiderim i Allahut të pastër (nga çdo e metë, mangësi dhe
nga çdo ortak krahas Allahut në pushtetin apo adhurimin e Tij).
6- Shëmtia e shirkut. Shirku është blasfemi, sharje e nënçmim ndaj Allahut të Lartësuar.
7- Obligueshmëria e largimit të muslimanit nga idhujtarët dhe të mos jetë prej tyre në asnjë
aspekt. Nuk mjafton që muslimani të mos bëjë shirk (por duhet të largohet edhe nga
shirku dhe nga idhujtarët).
۩۩۩
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve