E para: Një adhurim që të jetë i saktë duhet së pari të jetë në përputhje me sheriatin në sebebin (shkakun) e tij. Nëse njeriu kryen një adhurim pa ndonjë shkak të bazuar në sheriat atëherë adhruimi i tij refuzohet, sepse nuk ka të bëjë me urdhërin e Allahut dhe të profetit alejhi selam. Shembull konkret kemi kremtimin e ditëlindjes së profetit alejhi selam apo kremtimin e natës së 27 të muajit Rexheb. Mendohet se atë natë profeti alejhi selam u ngjit në qiell, por adhurime të tilla janë të refuazuara sepse nuk janë në përputhje me sheriatin.
- Për faktin se nuk është faktuar historikisht që profeti alejhi selam të jetë ngritur në qiell natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb, dhe ja librat e hadithit i kemi para duarve dhe në asnjërin nuk shënohet qoftë dhe një harf që profeti alejhi selam të jetë ngjitur në qiell natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb. Siç dihet ky konsiderohet lajm dhe lajmi kërkon zinxhirë të saktë transmetuesish.
- Po edhe nëse është vërtetuar, a kemi të drejtë të shpikim në këtë ditë adhurime, apo që ta kremtojmë si festë? Kurrsesi! Për këtë arsye profeti alejhi selam kur shkoi në Medine, i gjeti Ensarët duke gëzuar dhe tha: Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë më të mira, dhe u tregoi për festën e fiter bajrmit dhe kurban bajramit. Ky hadith tregon mospëlqimin e profetit as për cdo lloj feste në islam përpos festave islame që janë tre: dy festa vjetroe që janë fitër bajrami dhe kurban bajrami dhe një festë javore që është dita e xhuma. Prandaj edhe nëse vërtet nata e njëszet e shtatë do të ishte ajo natë në të cilët profeti u ngrit në qiell përsëri ne nuk na lejohet të shtojmë gjëra pa pasur leje nga legjislacioni islam. Pra sic u thash cështja e bidatit është e madhe dhe ndikimi i tij në zemër është shumë i keq. Nëse njeriu për momentin gjen në ato momente frikë në zemër dhe përulësi, ta dini se më pas ajo do i kthehet ndryshe për ndryshe sepse kënaqësia e zemrës me të kotën nuk zgjat, përkundrazi pas saj vjen dhimbja plogështia dhe pikëllimi. Cdo bidat ka rrezikshmërinë e vet sepse nënkupton sharjen e legjislacionit, kjo i bie sikur profeti alejhi selam nuk e ka plotësuar sheriatin, ndërkohë që Allahu i Madhëruar thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj dhe plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe pëlqeva për ju islamin fe.” Është e cuditshme me disa të sprovuar me këto bidate se si kujdesen maksimalisht në zbatimin e tyre dhe shkujdesen prej gjërave që janë më të dobishme dhe më të sakta. Prandaj themi se kremtimi i natës së njëzet e shtatë të muajit rexheb me mendimin se atë natë profeti alejhi selam u ngjit në qiell është bidat sepse është ndërtuar mbi një sebeb jo të ligjshëm.
E dyta: Një adhurim që të jetë i saktë, duhet së dyti të jetë në përputhje me sheriatin në llojin e tij. Përshembull, nëse njeriu bën kurban një kalë, me këtë ai kundërshton sheriatin në llojin e adhurimit, sepse kurbani nuk bëhet vetëm se në ato kafshë që janë përmendur, si lopa deveja dhe dhentë.
E treta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet të jetë në përputhje me sheriatin në sasinë e tij. Përshembull, nëse dikush vendos të falë drekën gjashtë rekate, a është ky veprim në përputhje me sheriatin? Kurrsesi, sepse nuk përputhet me sasinë e duhur që kërkon sheriati. Nëse dikush thotë nga 35 herë subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber pas cdo namazi, a është e lejuar kjo gjë? Themi: Nëse me këtë veprim ke për qëllim adhurimin e Allahut atëherë ke gabuar, por nëse don të shtosh më shumë nga ajo që ka bërë profeti alejhi selam, duke besuar se e lejuara është nga 33 herë, nëse shton më shumë në këtë rast nuk ka problem sepse me këtë ti e ndan nga adhurimi.
E katërta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet të përputhet me sheriatin në formën e tij. Nëse një njeri kryen një adhurim të rregullt në llojin, masën, sasinë, dhe shkakun, por që e kundërshton atë në mënyrën e tij kjo përsëri nuk është vepër e saktë. Përshembull, një njeri prishi abdesin dhe shkon për ta ripërtërirë atë. Lan këmbët, pastaj i jep mes’h kokës, lan duart dhe fytyrën. Atëherë a është i saktë abdesi i tij? Jopërgjigja është: Jo, sepse ai e kundërshtoi sheriatin në formën e këtij adhurimi.
E pesta: Një adhurim që të jetë i saktë duhet të përputhet me sheriatin në kohën e tij. Përshembull, kur një njeri agjëron ramazanin në muajin shaban apo në sheval, apo kur fal namazin e drekës para kohës apo pasi që të hyjë koha e ikindisë. Sic dihet nëse e fal para zeualit (para se të hyjë dreka) e ka falë para kohe, e nëse e fal pasi që hija bëhet dy herë sa objekti ai po e fal pas vakti e kështu namazi i tij nuk është i saktë. Për këtë arsye themi: Nëse dikush e lë namazin me qëllim deri sa ti dalë koha pa pasur ndonjë arsye, namazi i tij nuk pranohet edhe nëse falet njëmijë herë. Në këtë kontekst përfitojmë një rregull të rëndësishëm: Cdo adhurim me kohë të caktuar, nëse njeriu e lë pa ndonjë arsye legjitime, ta dijë se ai adhurim nuk i pranohet (nëse e kryen më vonë) madje i refuzohet. Argument për këtë është hadithi i Aishes ra që përcjell se profeti alejhi selam ka thënë: Kush bën një vepër që nuk përputhet me fenë tonë ajo është e refuzuar.
E gjashta: Të jetë në përputhje me sheriatin në vendin e tij. Përshembull, nëse njeriu qëndrimin e arafatit e bën në muzdelife qëndrimi i tij nuk është i saktë, sepse ky adhurim nuk përputhet me sheriatin në vendin e tij. Ose kur njeriu kryen itikaf në shtëpinë e tij kjo nuk i pranohet, sepse vendi i itikafit është xhamia. Për këtë arsye, nuk i lejohet gruas të bëjë itikaf në shtëpinë saj sepse shtëpia nuk është vend për itikaf. Profeti alejhi selam kur i pa disa prej grave të tij që kishin ngritur tenda brenda në xhami i urdhëroi që ti mblidhnin ato dhe ta linin itikafin dhe nuk i këshilloi që ta bënin itikafin në shtëpitë e tyre, që tregon se gruaja nuk mund të bëjë itikaf në shtëpi sepse kjo bie në kundërshtim me sheriatin sa i takon vendit të itikafit.
Këto janë gjashtë cilësitë që duhet të realizohen në një adhurim:
1- Shkaku
2- Lloji
3- Sasia
4- Mënyra
5- Koha
6- Vendi
Përktheu Fatjon Isufi.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve