Vlera e sabrit dhe rëndësia e tij.
Sabri ndaj sprovave dhe caktimit të Allahut është prej teuhidit dhe imanit, ndërsa të mos bësh sabër është prej pakënaqësisë ndaj caktimit të Allahut dhe prej kufrit të vogël.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai i cili beson Allahun (beson se sprovat dhe fatkeqësitë vijnë prej Allahut dhe me caktimin e Tij), Allahu ja udhëzon zemrën (drejt sabrit).” Et Tegabun: 11.
Alkame (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Këtu bëhet fjalë për atë njeri të cilin e godet ndonjë fatkeqësi, dhe duke e ditur se vjen prej Allahut është i kënaqur me caktimin e Allahut dhe e nënshtron veten e tij ndaj Caktimit të Allahut (duke mos shfaqur asnjë pakënaqësi e asnjë mungesë sabri).”
Transmeton Buhariu (6/155) mualakan, dhe Abdurrezaku në Tefsirin e tij me wasl 2/295.
Transmetohet në Sahih Muslim (1/82) me nr.67 nga Ebu Hurejra, se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të) ka thënë:
“Dy vepra që bëjnë njerëzit kanë kufr (të vogël) në to: sharja, ofendimi dhe nënçmimi i prejardhjes dhe fisit të dikujt, dhe vajtimi i të vdekurit.”
Transmetohet nga Buhariu (2/82) me nr. 1294 dhe Muslimi (1/99) me nr. 103 nga Ibn Mesudi (radiAllahu anhu) se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të) ka thënë:
“Nuk është prej nesh ai i cili (kur goditet prej sprovës ose fatkeqësisë, në vend që të bëjë sabr) godet fytyrën ose gris rrobat që ka veshur, ose vajton e mallkon.”
Enesi (radiAllahu anhu) transmeton se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të) ka thënë:
“Atij të cilit Allahu ja do të mirën (besimtarit të mirë) ja shpejton dënimin (e dënon me sprova e fatkeqësi për gjynahet e tij në këtë botë në mënyrë që të bëjë sabër, dhe për këtë shkak t’i fshihen gjynahet e të dalë pa gjynahe në Ditën e Gjykimit dhe të hyjë në Xhenet). Ndërsa atë që Allahu do ta dënojë (për mosbesimin dhe gjynahet e tjera d.m.th. jobesimtarëve të cilët i kanë kaluar caqet), Allahu nuk i dënon (nuk ju dërgon sprova e fatkeqësi) në këtë botë në mënyrë që ta marrin dënimin e plotë në Ditën e Gjykimit.”
Trasmeton Tirmidhiu (4/202) me nr. 2396 dhe shumë të tjerë. Saktësoi Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) në ‘Es Sahihah’ (3/220) me nr. 1220.
Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të) ka thënë:
“Shpërblimi i madh vjen me sprovën dhe fatkeqësinë e madhe (kur bën sabër gjatë saj).
Kur Allahu i do disa njerëz i sprovon dhe u dërgon fatkeqësi.
Ai i cili tregohet i kënaqur me caktimin e Allahut (bën sabër), atij i takon kënaqësia (me shpërblimin që do të marrë për sabrin e tij).”
Anis Agovi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve