Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!) thotë:
E gjashta: Dashuria për dynjanë dhe garimi në të.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shokëve të tij u tha: “Pasha Allahun, unë nuk e kam frikë varfërinë për ju, por kam frikë që do t’u jepet (hapet) dynjaja ashtu siç iu dha atyre që ishin para jush. E do të garoni me njëri-tjetrin ashtu siç kanë garuar popujt e mëparshëm dhe, t’ju shkatërrojë ashtu siç i ka shkatërruar ata”. Buhariu (3158) dhe Muslimi (2961) dhe teksti është i tij.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Allahu ju ka bërë mëkëmbës në të që të shoh sesi do të punoni. Prandaj frikësojuni dynjasë dhe frikësojuni grave”. Muslimi (2742)
Robër të Allahut, dashuria për dynjanë dhe garimi në të është ajo që i shkatërron ndjekësit e saj.
Kush ishte ajo që e shkatërroi Faraonin? Ajo ishte dynjaja.
Kush ishte ajo që e shkatërroi Karunin? Ajo ishte dynjaja.
Kush ishte ajo që e shkatërroi Adin? Ajo ishte dynjaja.
Kush ishte ajo që i shkatërroi jobesimtarët mekas? Ajo ishte dynjaja
Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e paralajmëroi umetin e tij nga rreziku i dynjasë.
Allahu Madhëruar i ka paralajmëruar robërit e Tij prej dynjasë. I Madhëruari thotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ (5)
“O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” Fatir, 5
Allahu Madhëruar na e ka sqaruar realitetin e dynjasë në mënyrë që mos të mashtrohemi me të. Allahu Madhëruar thotë:
اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَامًا وَفِي الْآَخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ (20)
“Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” El-Hadid, 20
“Dëshmitë e historive të Kuranit. Mësime, dobi dhe shembuj”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Dita e Gjykimit
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve