Biografia e Ibën Mundhir

September 17, 2024

Ai është imam (në fe), hafiz hadithi, kolos, shejhul islam (në kohën e vet).
Emri i tij është Muhamed ibën Ibrahim ibën Mundhir, i lindur në Nejsabur dhe me banim në Mekë.
Autor i disa librave si: “El ishraf fi meariferil hilaf”, “El ixhma” dhe “Mebsut” (mbase Dhehebiu ka për qëllim librin e tij të famshëm “El uesat”).

Hakimi në librin e tij “Tarih Nejsabur” nuk e ka përmendur për shkak se e ka harruar t’a përmendë.
As në librin “Tarih Bagdad” dhe as në “Tarih Dimeshk” nuk ka një biografi për të për shkak se në këto qytete ai nuk ka hyrë ndonjëherë.

Ai konsiderohet prej dijetarëve në fikhun shafij.

Neveviu ka thënë: Në librat e tij gjen çështje preçize në mënyrë të pashembullt, ku rrallë dijetarë (kanë atë nivel).
Ai arriti majat e dijes së hadithit dhe posedon mendime personale në çështje fikhu, pa u kufizuar në ndonjë medh’heb të veçantë.
Ai kurdoherë i referohej argumentit.

Dhehebiu ndaj fjalës së Neveviut shton dhe thotë: Ai që vetëm kufizohet me një medhheb është ai njeri që nuk është i gjithëinformuar në çështjet e dijes, siç janë shumica e dijetarëve të kohës tonë!!
(Imagjinoni kjo dukuri në kohën e Dhehebiut!!) Si dhe ai që nuk njeh medhheb të saktë përveç medhhebit të tij (siç është shembulli i atyre që bëjnë teklid në mënyrë të verbër).
Ky imam është prej atyre që i janë përmbajtur argumentit të fortë, siç ka qënë shembulli i Ibën Xheririt, Ibën Surejxhit etj.

Ibën el Mundhir ka shkruar gjithashtu një libër tefsiri me mbi dhjetë vëllime, ku tregon qartë se ka qënë imam edhe në dijen e tefsirit.

Imam Dhehebiu në librin ” Es sijer”, vëll. 14, fq. 491.

Përktheu: Edison Dukaj

Dosje:

Loading...