Tek ne praktikohet një zakon kur duam të hedhim themelet e një ndërtese të re, kur duam të vëmë pragun e një ndërtimi të ri, kur ndërtojmë një dyqan të ri apo kur hapim diçka të re. Këtë e shoqërojmë duke therur një kurban po atë ditë dhe kurbanin e therim në nder të asaj që po bëjmë. Çfarë dispozite ka ky veprim në legjislacionin Islam?
Ky veprim nuk është i lejuar dhe është njëlloj me praktikën e disa njerëzve që e bënin këtë kurban për xhindët, me pretendimin se kjo (therja e këtij kurbani) i ruan nga e keqja e tyre. Pra, kur donin të hapnin themelet e një ferme apo shtëpie, ata thernin në këto themele ndonjë dhi apo cjap dhe thonin: Këtë e bëjmë për xhindët që të ruhemi nga e keqja e kësaj pjese toke, apo atyre xhindve që qëndrojnë aty.
Ky veprim është i njëllojtë me praktikën e jobesimtarëve, prandaj nuk lejohet t’iu përngjasojmë atyre. Me këtë veprim mund të arrijmë të bëhemi si ata dhe qëllimet (në therjen e këtij kurbani) të bëhen si qëllimet e tyre (jobesimtarëve).
Detyra jonë është që të mos e praktikojmë diçka të tillë, dhe të tërheqim vërejtjen të mos theret asgjë mbi themele. Allahu ju dhëntë begati!
Autor: AbdulAziz bin Baz
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Kurbani
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve