Adresa e lumturisë

October 13, 2020

Lumturia e vërtetë është dy llojesh:

(1) Në dynja.

(2) Në botën tjetër.

Në dynja lumturia nuk është te pasuria e Karunit dhe as te pushteti i Faraonit. Jo.

Ajo gjendet në bindjen ndaj Allahut të Madhëruar, Atij që krijoi Karunin e i dha pasuri, Atij që krijoi Faraonin dhe i dha pushtet. Allahu thotë: “Kush bën vepër të mirë qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të këndshme.” En-Nahl: 97

Në botën tjetër është në momentin kur njeriu vendos këmbën e tij në Xhenet. Kulmi i lumturisë është shikimi te Fytyra e bukur e Allahut të Madhëruar, siç thotë i Lartësuari: “Atë ditë disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” El-Kijjame: 22-23

Dhe thotë: “Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë. Ata që do të jenë të mjerë do të hyjnë në zjarr ku do t’i presin veç ofshamat e vajtimet. Aty do të mbeten përherë derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do. Kurse fatlumët do të hyjnë në Xhenet ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” Hud: 105-107

Shtëpia e lumturisë:

  • Besimi është themeli i saj.
  • Dashuria është dera e saj.
  • Gëzimi është kopështi i saj.
  • Frika ndaj Allahut është drita e saj.
  • Mbështetja në Allahun është muri i saj.

Dashuria e Allahut:

“Tre gjëra nëse gjenden te njeriu, ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit. Prej tyre: Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të jenë më të dashur te njeriu se çdokush tjetër.”

Dashuria e Allahut të Madhëruar:

  • Është jeta, ku ai që privohet prej saj llogaritet në mesin e të vdekurve.
  • Është drita, ku ai që e humbet atë mbytet në detin e errësirave.
  • Është shërim, ku ai që s’e ka do i vërshojnë në zemrën e tij sëmundje të shumta.
  • Është ëmbëlsia, ku ai që nuk e shijon rruga e tij do të jetë e mbushur me shqetësime, pikëllime dhe dhimbje.

“E kushdo që i’a kthen shpinën këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar.” Ta ha: 124

Unejs Sheme

Loading...