Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
Transmetohet nga Ebi Ejub el-Ensarij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Ai i cili agjëron ramazanin dhe e pason atë me gjashtë dit (agjërim) nga shevali është sikur ka agjëruar të gjithë vitin”[1].
Imam Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të Sahih Musklimit thotë 8/56: “kanë thënë dijetarët e medhhebit tonë (Shafi): Më e mira është që të agjërohen gjashtë ditë rrjesht; pas ditës së Bajramit, po nëse i agjëron të shpërndara ato ditë, ose e vonon dhe agjëron nga fundi i muajit të shevalit e jo nga fillimi ai e ka arrit mirësinë e pasimit, sepse konsiderohet që e ka pasuar agjërimin me gjashtë nga muaj i shevali”.
Në librin “Reudatu Nedije” 1/555 thuhet: “Në pamje të parë hadithi tregon se mjafton agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit, sido që të jenë nga fillimi, mesi apo fundi i tij, dhe nuk është kusht që të agjërohen rrjesht; e mes agjërimit të ramazanit dhe agjërimit të tyre është vetëm dita e Bajramit megjithëse më e mira është e para, sepse pasimi –megjithëse konstaton në të gjitha llojet e agjërimit- realizohet në llojin e parë që nuk ndan mes agjërimit të ramazanit dhe agjërimit të shevalit vetëmse dita e Bajramit në të cilën nuk lejohet agjërimi i kësaj dite e padyshim që kjo është më e mira.
Porse nuk mund të themi se shpërblimin nuk e merr vetëmse nëse behet në këtë mënyrë, sepse ai që agjëron gjashtë dit nga fundi i shevalit ai e ka pasuar ramazanin me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit padyshim, dhe kjo është ajo që kërkohet”.
Imam Neveviu në shpjegimin e tij të Sahihu Muslimit 8/56 ka thënë: “dijetarët kanë thënë: konsiderohet kjo sikur ka agjëruar gjithë vitin sepse puna e mirë shpërblehet me dhjetë si ajo, agjërimi i muajit të ramazanit është me dhjet muaj, kurse gjashtë ditët e shevalit me dy muaj, dhe kjo është transmetuar në hadithin që ngrihet deri tek Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- në librin e Nesait”[2]
Ndoshta ai -Allahu e mëshiroftë- ka për qëllim fjalën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Allahu e ka shpërblyer punë e mirë me dhjetë si ajo, një muaj është sa dhjet muaj dhe agjërimi i gjashtë ditëve pas Bajramit plotësojnë vitin”[3].
Shkëputur nga libri “Meusuatu Mujesire”: 3/253-254
Autor Husejn el-Auajshe
Përktheu Ylli Rama
[1] Transmeton Nesai “Sahih nunen en-Nesai”: 2221.
[2] Transmeton Nesai “Sahih Sunen en-Nesai”: 2269, poashtu edhe Termidhi dhe Ibn Maxhe, shiko “Irua Galil”: 4/102.
[3] Shiko “Sahih Tergib ue Terhib”: 993 dhe “Irua galil”: 3/107.