Akidja Esharije nuk është akidja e ehlus sunneh uel xhemah

November 22, 2014

Pyetësi thotë: Një person mëson akiden esharije në një prej universiteteve islame. Ai thotë: “Kjo është akidja e ehlus sunneh uel xhemah.” Cila është këshilla juaj për këtë person?

Shejh Abdurrazak el Bedr, Allahu e ruajt, thotë: Akidja e ehlus sunneh është akidja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, akidja e sahabëve dhe e atyre që i pasuan. Imam El Esharij në fillim ka qenë në akiden e cila ishte e ndërtuar mbi skolastikë (ilmul kelam), por në fund të jetës së tij ai u pendua. Në fund të jetës së tij ai u pendua dhe u largua nga kjo akide në të cilën ishte.

Ata që thonë se janë esharij, ata në realitet pasojnë Ebu Hasen el Esharij kur ai ka qenë në atë fazë (akide) nga e cila u pendua dhe u largua prej saj. Në fund të jetës së tij ai u kthye në besimin e ehlus sunneh uel xhemah dhe ka shkruar disa libra sipas akides së ehlus sunneh uel xhemah.

Ata që mësojnë akiden esharijeh dhe i adresohen Ebu Hasen el Esharij, në të vërtetë ata mësojnë atë akide që është e ndërtuar mbi skolastikë (ilmul kelam). Por ai, Allahu e mëshiroftë, është penduar nga ky besim dhe është larguar duke u kthyher në akiden e ehlus sunneh uel xhemah. Ai që gjendet në këtë akide e ka detyrë të pendohet (dhe të largohet) ashtu siç u pendua dhe vet imami dhe shejhu i tij Ebu Hasen el Esharij.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...